Aktualitet

Nga e mërkura, kufijtë tanë do kontrollohen nga agjencia e BE-së 'Frontex'

Nga e mërkura, kufijtë tanë do kontrollohen nga agjencia e

Agjencia Europiane e Kufirit dhe Rojës Bregdetare do nisë për të herë parë një mision patrullimi jashtë vendeve të BE-së dhe kjo do të ndodhë me Shqipërinë pranë kufirit me fqinjin, Greqinë. Ditën e nesërme do të bëhet njoftimi zyrtar për nisjen e këtij operacioni të rëndësishëm gjatë vizitës në Tiranë të Komisionerit për Emigracionin, Dimitris Avramopulos, i shoqëruar nga drejtori ekzekutiv i Frontex, Fabrice Leggeri, të cilët do të marrin pjesë në konferencën e përbashkët për mediat me kryeministrin Rama dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Qëllimi i këtij operacioni që do të nisë zyrtarisht ditën e mërkurë është dhënia fund e tentativave për emigracion të jashtëligjshëm që përfshijnë edhe kufirin shqiptar si vend tranzit për azil-kërkuesit të cilët largohen ga vendet e konfliktit më qëllimin për të hyrë në vendet europiane. Sa i përket operacionit, do të zhvillohet përmes një misioni me një staf të kualifikuar si dhe pajisje shtesë të cilat do të vendosen pranë kufirit me Greqinë. Kujtojmë se marrëveshja u arrit mes Shqipërisë dhe Frontex më 5 tetor 2018./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/vala-e-refugjateve-frontex-vendoset-ne-kufirin-greqi-shqiperi/

http://www.tiranapost.al/marreveshja-mes-frontex-dhe-shqiperise-per-flukset-migratore-kontribut-per-sigurine/

http://www.tiranapost.al/vala-e-emigracionit-frontex-te-angazhohet-edhe-ne-shqiperi/

http://www.tiranapost.al/cdo-te-ndodhe-nga-21-maji-ne-te-gjitha-pikat-kufitare-ne-shqiperi/