Aktualitet

Nga emigrant në Greqi në krye të SHISH! Kush është Helidon Bendo?

Me një eksperiencë 21-vjeçare në SHISH, Helidon Bendo është emëruar shefi i këtij institucioni pas dorëheqjes së Visho Ajazi Likës. Emri i Bendos u propozua nga ana e kryeministrit para 1 viti, ndërsa u dekretua nga Presidenti Ilir Meta vetëm sot.

Helidon Bendo ishte emëruar si Zëvendësdrejtor i SHISH në 22 Prill të vitit 2016. Përpara kësaj detyre, prej 7 vitesh ai ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Drejtorisë në Aparatin Qendror (AQ) të SHISH.

[caption id="attachment_134078" align="aligncenter" width="948"] Helidon Bendo[/caption]

Në këtë institucion (SHISH) ai ka mbajtur detyra të ndryshme si: Inspektor terreni, Kryetar Dege, Drejtor Drejtorie në disa Qarqe të vendit dhe Drejtor Drejtorie në AQ.

Bendo ka lindur më datën 12 Maj 1971 në qytetin e Korçës. Ai është i martuar dhe ka dy fëmijë. Diplomuar në vitin 1993 për matematikë në Fakultetin e Shkencave të Natyrës, ka një master në studime për sigurinë, si edhe një trajnim tre-mujor në fushën e sigurisë pranë Universitet George Town në SHBA.

Gjithashtu, Bendo ka kryer edhe një sërë trajnimesh mbi çështje të sigurisë brenda e jashtë vendit. Ai flet gjuhët anglisht e greqisht. Z.Bendo i pëlqen të lexojë, peshkojë, udhëtoje dhe të kalojë kohë me familjen e tij. Në formularin e vetëdeklarimit rezulton se Bendo ka emigruar disa herë në Greqi në vitet 1991-1993 mes periudhave të verës./ Copyright Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/pas-12-muajsh-presidenti-meta-dekreton-helidon-bendon-ne-krye-te-shish/