Showbiz

Nga gjithë udhëtimi im më zhgënjeu shtëpia e Romeos dhe Zhulietës

Nga gjithë udhëtimi im më zhgënjeu shtëpia e Romeos dhe

Vendosa që për pak ditë të shikoja disa vende, ndoshta ato që janë më In dhe që unë s`kisha mundur t`i vizitoja. Kështu shpejt e shpejt dhe bukur bukur u nisëm nga Tirana në Maqedoni, Athinë, Stamboll, Budapest dhe Verona, Venecia dhe Milano. Dhe i vetmi vend që më zhgënjeu ishte shtëpia e Romeo dhe Zhulietës në Verona. Gjithçka m`u duk e ftohtë dhe e ngrirë, mbase shumë ndryshe nga ndjesitë e njerëzve të tjerë që postojnë fotot të buzëqeshur poshtë e mbi ballkon. Se si m`u duk gjithçka tjetër që pashë, i kam shpjeguar një nga një poshtë çdo fotoje.

[caption id="attachment_406952" align="aligncenter" width="640"] Stambolli, aty ku do rikthehesha edhe 1000 herë të tjera[/caption]

[caption id="attachment_406955" align="aligncenter" width="640"] Budapesti, qyteti që të bënte për vete. 2 ditë janë shumë pak për të shijuar bukurinë dhe arkitekturën e tij[/caption]

[caption id="attachment_406957" align="aligncenter" width="411"] Venecia, vendi i dashurisë. Këto foto më mbushin shpirtin se janë të paqta dhe pa pikë filtri[/caption]

[caption id="attachment_406959" align="aligncenter" width="640"] Selaniku në mbrëmje dhe në mëngjes. Një gjë më bëri përshtypje kur kërkoje kafe turke përgjigjeshin që duhet të kërkosh kafe greke se ne kemi kafen tonë. Mbrëmjet aty fantastike[/caption]

[caption id="attachment_406960" align="aligncenter" width="640"] Një perëndim (twilight) në Ohër. Të jepte një ndjesi shumë të veçantë dhe nuk kishe dëshirë të lëvizje nga vendi[/caption]

[caption id="attachment_406962" align="aligncenter" width="640"] Kjo ishte dhoma e gjumit të Romeo dhe Julietta në Verona, siç duket ishin edhe veshjet e tyre. Për cilindo që ka qenë e ka parë nuk e di ndjesinë po mua më dha një ndjesi të ftohtë si e ngrirë[/caption]

[caption id="attachment_406964" align="aligncenter" width="640"] Galata, një ndër personifikimet e Stambollit, nuk arrita dot të futesha se ishte shumë radhë po një kafe nën hijen e saj e shijova ama[/caption]

[caption id="attachment_406965" align="aligncenter" width="640"] BudaPest se kështu ndahet në Buda dhe Pest, me dëshirën e madhe për t`u rikthyer. Qytet që të lë mbresa dhe ndjesi të veçanta[/caption]

[caption id="attachment_406966" align="aligncenter" width="640"] Kjo ndërtesë është Villa Contarini ndodhet në Piazzola sul Brenta dhe ishte vila ku bënin organizime eventesh shtresat më të pasura të asaj zone[/caption]

[caption id="attachment_406967" align="aligncenter" width="640"] Verona qyteti më i qetë dhe më i mirëorganizuar për mua. Të jepte idenë e një qyteti kala, i rrethuar me mure guri[/caption]

[caption id="attachment_406968" align="aligncenter" width="640"] Milano, qyteti në lëvizje që të mer me vete, qyteti class dhe fashion[/caption]

[caption id="attachment_406969" align="aligncenter" width="640"] Këtu ishin kështjellat e Romeos dhe Julietës, ishin në dy kodra të vogla përballë njëra tjetrës që në vijë ajrore e shikonin shumë qartë njëra-tjetrën[/caption]

*Ky shkrim është pjesë e rubrikës Bon Voyage nga Tiranapost në bashkëpunimin me Global Travel

http://www.tiranapost.al/si-te-fitosh-nje-udhetim-dhurate-per-ne-rome-nga-tiranapost-global-travel/