Nën lupën e Stela Sallakut

Nga Michelle s'paskemi parë asgjë kur ishte zonjë e parë. Tani po, është ikonë mode

Nga Michelle s'paskemi parë asgjë kur ishte zonjë e

Michelle Obama ka disa kohë që ka ndryshuar tërësisht gardërobë. Duket si modele revistash, teksa pozon për ELLE. Ka veshur një kostum të bardhë tek Oprah Winfrey, teksa flet për librin e saj "Becoming". "Është më shumë si një ditar i 8 viteve që kam kaluar në Shtëpinë e Bardhë, se sa libër autobiografik", tha ajo. Në çdo program televiziv ku është ftuar ka patur veshje nga koleksionet më të spikatura të dizajnerave.

Si kostumi që po flasim, i cili në dukje është i thjeshtë, por ka detaje tek kopsat e floririt, jaka dhe pantallonat. Ajo që bie në sy më tepër sa herë lëviz duart janë unazat e vendosura në dorën e djathtë, tamam si blogeret e modës. Vathët kanë detaje perlash, nëpër degët e vendosura paralelisht me njëra-tjetrën.

[caption id="attachment_313139" align="aligncenter" width="1078"] (Foto nga intervista me Oprah Winfrey)[/caption]

Duke filluar që nga fustani i bardhë puplinë me tyl, shoqëruar me rripin, gjysëm bust nga Dior, e deri tek kostumet e qëndisura me kristale.

[caption id="attachment_313045" align="aligncenter" width="952"] (Foto nga ELLE)[/caption]

Këpucët me dantellë të Gianvito Rossit harmonizohen kaq mirë me fustanin e bardhë dhe me bustier-in e lëkurës saqë duket sikur e gjithë veshja është bërë nga i njëjti dizajner.

[caption id="attachment_313074" align="aligncenter" width="980"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Michelle nuk eksperimenton shumë me ngjyrat, megjithse i ka veshur thuajse të gjitha nuancat. Në daljet më të rëndësishme në publik preferon nuancat bazë dhe neutrale, por nuk bëhet aspak e mërzitshme sepse edhe veshja më e thjeshtë ka me siguri detaje të shtuara. Tek ky fustani i bardhë që duket i zakonshëm, janë ato thekët qepur tek fundi i anës së majtë të fustanit që i japin gjithë bukurinë.

[caption id="attachment_313077" align="aligncenter" width="980"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Asnjë ish zonjë e parë nuk është veshur kaq me stil sa Michelle. Kush do guxonte të vishte në "talk show" një këmishë të gjatë, me kuadrate qepur me dy lloje të ndryshme printesh?

[caption id="attachment_313069" align="aligncenter" width="800"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Ose me një triko asimetrike kashmiri nga Tom Ford, kombinuar me pantallona të zeza "flared"? Edhe pse pas saj ka një staf të tërë që merren me veshjen, grimin, këpucët dhe aksesorët, duket që ajo bën zgjedhjet e saj në çdo rast.

[caption id="attachment_313075" align="aligncenter" width="980"] (Foto nga Pinterest)[/caption]

Edhe tek Jimmy Fallon zgjodhi një fustan me dy ngjyra, bardhezi, me prerje shumë të thjeshtë. I rrinte aq mirë dhe dukej shumë elegante. Padyshim që pasi e ka veshur ajo, është shitur menjëherë në çdo butik. Është influencuesja më e madhe në politikë, jo vetëm për veshjet që bien në sy menjëherë, por edhe për modestinë, karizmën dhe elegancën.