Showbiz

Nga Sanremo në Kënga Magjike. Ky është grupi që bëri për vete jurinë

Nga Sanremo në Kënga Magjike. Ky është grupi që

Ata janë Sisma dhe e bënë për vete jurinë e kategorisë “New artist” që në notat e para. Daniele dhe Arturo vijnë nga suksesi i Sanremo-s në kategorinë e të rinjve. Me këngën e tyre “Come e Possibile” i bënë të gjithë anëtarët e jurisë të shtypnin butonin jeshil.

Djemtë shprehën të emocionuar mirënjohjen për mundësinë e dhënë, kurse juria sugjeroi artistët e rinj të frymëzohen nga muzika që Sisma bën.

Kujtojmë se nga ky vit “Kënga Magjike” është ndërkombëtarizuar duke pranuar në konkurim edhe artistë të huaj.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije zbardhur nga "Kënga Magjike" në Tv Klan