Aktualitet

Nga Tahiri tek Arbër Çekaj, këto janë çështjet e nxehta që SPAK-u merr në shqyrtim

Nga Tahiri tek Arbër Çekaj, këto janë çështjet

Me datë 19 dhjetor, do të betohen aëntarët e rinj të SPAK-ut, Struktura e Posaçme anti-Korrupsion që do marrë në dorë dosjet më të rëndëisishme pas shkrirjes së Krimeve të Rënda dhe do ngrihet Institucioni më i lartë i Drejtësisë: Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, (GJKKKO).

Por cilat janë çështjet më të rëndësishme që pritet të gjykohen, që do transferohen dhe ato që do marrë SPAK-u në dorë? 

Janë disa nga çështjet më me zë, si ajo e vrasjes së Komisar Artan Cukut, ku procesi per Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin pritet të kalojë për gjykim në gjykatën e shkallës së parë në Tiranë.

Një tjetër ngjarje e bujshme, që ndiqej tek Krimet e Rënda do të transferohet në Vlorë në gjykatën e shkallës së parë. Rasti i Kasem Pirjasi dhe Hysnie Hoxhallari, kjo e fundit u arrestua pas vrau bashkëshortin e vjehrrën dhe më pas i vuri flakën që ngjarja të dukej aksidentale, më 21 janar 2018.

-Dosjet e bujshme si ajo ndaj ish ministrit Saimir Tahiri, i dënuar për shpërdorim detyre me 3 vite e 4 muaj shërbim prove  që e ka ankikuar), gjithashtu edhe prokuoria, e Moisi Habilajt, apo e biznesmenit Arër Cekaj për 613 kilogramët në kontenierin me banane do të gjykohen nga SPAK-u.

foto galeri

Kujtojmë se betimi i prokurorëve të SPAK do të bëhet në presidencë tek Ilir Meta dhe më pas do të fillojë puna intensive.

-Lista me prokurorët që betohen është si më poshtë: 

Altin Dumani,

Arben Kraj,

Behar Dibr,

Edvin Kondilli,

Elida Celami(Kaçkini),

Ened Nakuçi,

Enkeleda Millonai,

Klodian Braho./ Tiranapost.al. E.B

http://www.tiranapost.al/me-19-dhjetor-do-mbahet-ceremonia-e-betimit-per-8-prokuroret-e-spak/

http://www.tiranapost.al/ngrihet-spak-keto-jane-8-prokuroret-e-pare-qe-do-hetojne-zyrtaret-e-niveleve-me-te-larta-ne-vend-per-korrupsion/