Aktualitet

Nisin hetimet për kroatin që dyshohet se rrëmbeu Bleona Matën. Flet nëna: E kam parë me sytë e mi

Nisin hetimet për kroatin që dyshohet se rrëmbeu Bleona

Krimet e Rënda kanë nisur hetimet për kroatin, që dyshohet se ka rrëmbyer katër fëmijëve, mes tyre edhe Bleona Matën. Hetimet për shtetasin Sadat Toskiç nisën pasi ai u përmend në emisionin “Pa gjurmë” nga nëna e një 7-vjeçari të humbur në Maqedoninë e Veriut, se ka gisht në rrëmbimin e djalit të saj dhe të Bleonës.

Edhe nëna e kësaj të fundit dëshmoi për emisionin se ka parë në fshat kroatin e dyshuar në ditën e rrëmbimit të saj, në 22 maj të 2010-s në malin e fshatit Zapod të Kukësit.

"Kroacia ka lidhje shumë të fortë me fshatin tonë. Ky person është parë dy tre herë atje. Ai ka pasur rrugëdalje në fshat. E kam parë me sytë e mi. E kam parë në një dasmë, por edhe ditën që ka humbur vajza. Dikush na ka thënë se ka qenë një person me kapuç në kokë. Një pjesë e mirë e bashkëfshatarëve të mi jetojnë në Kroaci dhe kjo të bën të dyshosh. Vajza ime është vetëm, po vuan dënim pa bërë krim. Ajo po vuan atë dënim, por nuk bën dot as një telefonatë", tha nëna e Bleona Matës.

[caption id="attachment_431789" align="alignnone" width="653"] Mitat Ibrahimi[/caption]

Ishte historia e rrëmbimit të një 7-vjeçari në 2010-n që ktheu sërish në vëmendjen e publikut rastin e zhdukjes së Bleona Matës. Mitat Ibrahimi u rrëmbye në 19 mars, 19 vite më parë në fshatin Goran i Mesëm i Maqedonisë së Veriut, pasi ishte kthyer nga shkolla, kishte lënë çantën në oborrin e shtëpisë dhe kishte dalë për të luajtur me shokët./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/foto-rrefehet-nena-e-nje-7-vjecari-djali-im-dhe-bleona-mata-u-rrembyen-nga-nje-kroat/