Bukuria

Një blog i ri po vjen në Tiranapost. Estela Ujka në një udhëtim bukurie

Një blog i ri po vjen në Tiranapost. Estela Ujka në një

Blogjet janë më të preferuarat e më të lexuarat rubrika në faqen tonë. Por edhe ne na pëlqejnë hapësirat ekskluzive të personazheve, psikologëve, arkitektes, këshillueses së nuseve... të tjerë do vijnë akoma. E radhës që vjen me blogun më të ri në Tiranapost është Estela Ujka, që ka një mision të ri: të na tregojë sekrete bukurie, truke, ide. Beauty talk by Estela është një udhëtim në botën e bukurisë. Mes videove të shkurtra Estela do na rrëfejë vizitat që do bëjë në sallonet e hairstyle më të mirë në qytet. Do na prezantojë personazhe të njohur e blogere që e bëjnë grimin vetë, do na njohë me produkte e risi bukurie. Kur do vijë Estela? Priteni bashkë me ditën e verës.