Aktualitet

Mbërritën sot në Gjykatën Kushtetuese. Vorpsi sqaron pozicionin e saj, Xhaferllari nuk komenton

Mbërritën sot në Gjykatën Kushtetuese. Vorpsi sqaron

Një ditë pasi u betuan, njëra para një notereje dhe tjetra para kreut të shtetit, Arta Vorpsi dhe Marsida Xhaferllari u paraqitën sot në Gjykatën Kushtetuese. Të dyja anëtaret e reja të Kushtetueses konfirmohet nga mediat informative se shkuan sot në ambientet e gjykatës.

Kur u pyetën nga gazetarët se cila prej tyre duhet të qëndronte në zyrë, Arta Vorpsi tha: “Jam në zyrë si gjyqtare e Gjykatës Kushtetuese”, ndërsa Xhaferllari nuk preferoi të komentonte.

Pasi Ilir Meta refuzoi që ajo të bënte betimin në institucionin e Presidentit, Vorpsi u betua përpara noteres Miranda Xhemalçe, një ditë pasi kreu i shtetit deklaroi se nuk do të organizonte një ceremoni betimi për të. Betimin më pas raportohet se ia nisi kreut të shtetit me postë. Ndërsa për Xhaferllarin betimi u bë me ftesë të Metës në Presidencë mbrëmjen e djeshme.

Presidenti Ilir Meta dekretoi të mërkurën Marsida Xhaferllarin si anëtare të Gjykatës Kushtetuese në vendin që ishte zënë nga Arta Vorpsi pas përfundimit të afatit 30 ditor të kreut të shtetit për t’u shprehur mbi listën e propozuar nga KED./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/kushtetuesja-arta-vorpsi-kundershton-presidentin-meta-ben-betimin-dhe-ia-dergon-me-poste/

http://www.tiranapost.al/foto-betohen-tre-anetaret-e-gjykates-kushtetuese-xhaferllari-hedh-firmen-tek-meta-vorpsi-ia-dergoi-me-poste/

http://www.tiranapost.al/fevziu-metes-kishit-30-dite-kohe-per-te-zgjedhur-anetarin-tani-kush-eshte-vorpsi-apo-xhaferllari/