Aktualitet

Një kujtim nga pushimet dhe një dedikim prekës nga Bora për babanë Xhevdet Feri

Një kujtim nga pushimet dhe një dedikim prekës nga Bora për

Kujtimet janë të vyera për familjen Feri, që përjetuan rreth 4 javë më parë ndarjen nga jeta të aktorit të mirënjohur Xhevdet Feri.

Vajza e tij Bora, e cila është bërë së fundmi nënë për herë të parë dhe i dha mundësinë të provonte ndjenjat e të qenit gjysh aktorit, bëri sot një dedikim në Instagram për babanë e ndjerë.

Në një foto ku shfaqet silueta e Xhevdet Ferit, që sapo ka dalë nga deti, Bora shkruan: “Drita jote do të shkëlqejë gjithmonë më shumë, papi. Më mungon pafund”.

Aktori u nda nga jeta më 13 janar në moshën 59-vjeçare duke lënë pas një dhimbje të madhe te familja, kolegët, por edhe në artin shqiptar./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/ndahet-nga-jeta-xhevdet-ferri-vetem-59-vjec/