Aktualitet

Një grimier u bë fiks si Dua Lipa. E gjen dot kush është ai dhe kush ajo?

Një grimier u bë fiks si Dua Lipa. E gjen dot kush është ai

James Charles është vetëm 20 vjeç, por shumë i talentuar. Ka aftësi të jashtëzakonshme për t`u shndërruar në personazhe të famshëm dhe këtë herë u bë si Dua Lipa.

Videon gjatë procesit të transformimit e publikoi në YouTube si një tutorial për të gjithë ata që e kanë fiksim të duken të paktën një herë si këngëtarja shqiptare, ose për ata që janë të dhënë pas këtyre ndryshimeve rrënjësore.

Ai shpjegon gjatë videos se për t`u bërë si Dua e ka pasur të lehtë pasi zakonisht njerëzit i thonë që i ngjan shumë asaj.

“Pas mijëra mesazheve dhe komenteve që më thonë se dukemi njësoj u ula më në fund të shndërrohesha në Dua Lipa”, thotë James.

 

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije