Showbiz

Një javë mungesë dhe Salsanon e mori malli për Gaz Pajën

Një javë mungesë dhe Salsanon e mori malli për Gaz

Për Gaz Pajën nuk mori malli vetëm publikun, që ka komentuar mungesën e tij në YouTube dhe rrjete sociale, por edhe vetë aktorin dhe drejtuesin e programit, Salsano Rrapin.

[caption id="attachment_441714" align="aligncenter" width="629"] Komentet në YouTube poshtë puntatës ku Gazi mungoi[/caption]

Ka zgjedhur një video të personazhit të Nasit (luajtur nga Gazi dhe shkruan): “Nostalgji...”, duke etiketuar Gazin. Dhe ta mendosh që ai mungoi vetëm javën e shkuar, për këtë puntatë nuk e dimë ende nëse do shfaqet.

Gaz Paja, aktori që mban peshën më të madhe të programit më të vjetër të humorit në Shqipëri, nuk u shfaq javën e shkuar dhe nuk dihet ende nëse mungesa e tij ka lidhje me lindjen e djalit apo ndonjë konflikt të mundshëm profesional.

E sigurt është vetëm që mungesën ia ndjenë të gjithë, edhe Salsano.

https://www.instagram.com/p/B4lWGfABB88/?utm_source=ig_web_copy_link

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije