Art dhe Kulturë

Një komedi e djallëzuar po vjen në Tiranë

Një komedi e djallëzuar po vjen në Tiranë

Regjisorja e “Shirli Valentina” dhe jo vetëm, Driada Dervishi rikthehet me një shfaqje tjetër këtë fundjavë. “Revizori” është një komedi satirike nga i madhi Nikolai Gogol dhe është një nga më të mirat e tij.

[caption id="attachment_458123" align="aligncenter" width="419"] Driada Dervishi, regjisorja[/caption]

Pasi Perandori Nikolla II ndoqi premierën e komedisë "Revizori" në vitin 1836 tha: "Në këtë komedi të djallëzuar ka për të gjithë ne dhe secili prej nesh ka diçka të vetën aty. Unë ndoshta më shumë se të gjithë!"

E veshur me ironi, tone groteske e farseske, Gogoli në këtë komedi stigmatizon një klasë të korruptuar që drejton një qytet të vogël, një klasë ku injoranca, babëzia dhe ryshfeti mbizotërojnë. Kur dikush nga lart vjen për të inspektuar punën e kësaj klase të gjithë e humbin toruan dhe janë të gatshëm për çdo gjë për të mos humbur pushtetin.

Kasti i aktorëve Gentian Zenelaj, Amos Zaharia (që vijnë nga suksesi i Boeing Boeing), Adelina Muça, Xhejni Fama, Suela Bako, Mimoza Marjanaku, Marvin Tafaj, Kastriot Shehi, Gjergj Doçi, Jaho Guma dhe Erjon Hodo janë gati. Shfaqja fillon nesër, në ArTurbina dhe zgjat deri në 12 janar.

Për rezervime telefono në: 04 222 30 22

Orari biletarisë 09:00-13:00 dhe 16:00-19:00

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije