Showbiz

Një letër për babain tim që më dhuroi veshkën

Një letër për babain tim që më dhuroi veshkën

Unë kurrë nuk i kam treguar njerëzve se sa shumë i dua. Nuk i shpreh ndjenjat. Jam i qetë, i heshtur dhe ndonjëherë dukem si i painteresuar. E di që dhe ty s`të pëlqen shumë fakti që unë s`para flas. Ndaj edhe po t`i shkruaj të gjitha në letër, në këtë mënyrë të shpreh edhe mirënjohjen.

Kur u sëmura për herë të parë dhe më çuan në spital, ti ishe njeriu i parë që mora në telefon. Ndoshta sepse e dija që mami s`do më përgjigjej në telefon, kurse motra ishte në punë. Ndoshta sepse ti je i pari që marr në raste emergjente. E dija që do vije atje dhe do më ndihmoje.

Ndërkohë që vuaja çdo ditë e më shumë për javë të tëra, ti qëndroje i palodhur pranë shtratit tim, i dëshpëruar.

Sëmundja e dëmtoi veshkën time dhe ti nuk u mendove dy herë për të bërë analizat e përshtashmërisë. Dhe ishe totalisht i përshtatshëm.

Bëmë ndërhyrjen dhe kur u zgjova pas ca orësh isha plot energji, shumë më mirë se më parë. Mezi prita ditën e nesërme për t`u takuar me ty. U përqafuam në heshtje dhe e pyetëm njëri-tjetrin si ishim. Po kurrë nuk të thashë ?Faleminderit?. Nuk e di përse.

Kur njerëzit me pyesin rreth transplantim, unë i them gjithmonë që të jam shumë mirënjohës, por ty s`e di përse ende s`ta kam thënë.

Ndoshta një ditë do ta lexosh këtë letër. Të jam përjetë mirënjohës. Djali yt.

*Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.