Showbiz

Një letër për gruan e panjohur që shpëtoi jetën e vajzës sime

Një letër për gruan e panjohur që shpëtoi jetën e

Ndodhi rreth 7 vjet më parë. Mora vajzën time 3 vjeçe nga kopshti. Isha e ngarkuar me qeset e pazarit dhe gjërat e vajzës. Sapo u afruam tek vijat e bardha, një makinë policie po vinte me shpejtësi drejt nesh. I thashë vajzës të priste. Nuk ma kishte marrë mendja kurrë që ajo do hidhej në rrugë dhe do gjendej në fraksion sekondi 1 metër larg makinës tënde dhe asaj të policisë dhe për fat të keq, ata s`kishin fushëpamje për ta parë.

I thërrita dhe vrapova drejt saj, por do isha vonë gjithsesi. Nëse s`do ishe ti që i re bories dhe i bërtite të ndalonte, makina e policisë do e kishte marrë përpara. “Pse ishte aq e keqe ajo teta që më bërtiti”, më pyeti vajza pa e ditur se në fakt ti i shpëtove jetën.

U habit kur e ngrita në krahë dhe shpërtheva në të qara.

Që nga ajo ditë kam fajësuar veten dhe kam menduar shumë për ty. Të falënderoj që ia tërhoqe vëmendjen dhe i shpëtove jetën kur unë e humba mendjen.

*Ky post u përshtat nga The Guardian dhe është realizuar nga Fabjola Hije.