Një libër nën çadër nga "Shtëpia Botuese Dituria"

Një libër është miku më i mirë gjatë pushimeve sepse të hap ca rrugë drejt imagjinatës që e bëjnë më të bukur aventurën tonë të verës.
Romancë, romane historike a histori të shkruara bukur, këta janë titujt që mund të lexohen me dëshirë këtë mesgushti, botime të Shtëpisë Botuese DITURIA.
1. Ana Bolena, një çështje familjare, Hilary Mantel
Përktheu: Ledia Dushi
Pas romanit të parë, Salla e ujqërve, autorja dy herë fituese e çmimit Man Booker Prize sjell vazhdimin e historisë së Ana Bolenës. Kanë kaluar shtatë vite nga martesa e tyre, por Ana nuk po i jep dot Henrit VIII trashëgimtarin që i ka premtuar, ndaj mbreti ka nisur t?ia hedhë sytë vajzës së vogël të Sejmurëve, Xhejnit. Është edhe ai, Tomas Kromuelli, më i pushtetshëm se kurrë, që pret vetëm një shenjë të mbretit për ta rrëzuar. Dhe rrëzimi i saj vjen, sepse kjo është bërë një çështje familjare.
Faqe:464
Çmimi: 1400 lekë
2.Qëllo, tashmë jam i vdekur, Julia Navarro
Përktheu: Flavia Kaba
Julia Navarro rrëfen aventurën epike të dy familjeve të destinuara për t?u përballur përmes tradhtive, vuajtjeve, dashurive të pamundura dhe ëndrrave të prera në mes, duke na dhënë historinë intensive dhe prekëse të dy burrave kurajozë që ditën të kapërcenin dallimet politike e fetare falë miqësisë së tyre të pashembullt. Duke dashur të rindërtojë një puzzle, Ezekiel Zukeri i tregon gazetares Mariana historinë e familjes, duke filluar nga fundi i shekullit XIX, kur, gjatë periudhës cariste, familja Zuker u dëbua nga Rusia. Në një kontekst historik të ndërlikuar dhe të veçantë në llojin e vet, në një udhëtim që na çon nga Shën Petërburgu në Jerusalem, 648 faqet e këtij romani të mrekullueshëm të rrëmbejnë.
Faqe: 861
Çmimi: 1800 lekë
3. Udhëtimi i çuditshëm i një sendi të humbur, Salvatore Basile
Përktheu: Alba Skëndaj
Deti është i trazuar dhe flamujt e kuq valëviten në plazh. Mikeli i vogël ka vrapuar me sa i hanë këmbët për t?u kthyer shpejt nga shkolla, por kur çel derën e shtëpisë, gjen të ëmën përballë një valixheje të hapur. Ajo mban në duar ditarin e fshehtë të Mikelit. Kanë kaluar njëzet vjet që atëherë. Mikeli ende jeton në shtëpinë e vogël brenda në stacionin e trenit. Në trup, uniforma e punonjësit të stacionit, që dikur i përkiste të atit. Në sytë e tij, një trishtim i pafund, i thellë dhe i largët. Sepse e ëma nuk u kthye kurrë. Mikeli dëshiron të jetojë vetëm, në shoqërinë e sendeve të humbura që gjen çdo ditë, në trenin e vetëm që kalon andejpari. Sepse sendet nuk kanë këmbë të largohen, i mbajnë premtimet, nuk të braktisin.
Faqe: 288
Çmimi: 850 lekë
4. Binjakja e heshtur, S. K. Tremayne
Përktheu: Enkeleida Ferrollari
Një triller familjar i shkruar mjaft mirë, që mund të lexohet brenda një nate vere. Sara dhe Engusi kanë humbur njërën prej vajzave të tyre binjake në një aksident, por nuk është kjo më e keqja. Bota u shembet nën këmbë, kur binjakja që është gjallë u thotë se kanë ngatërruar identitetin e saj. Cila prej tyre ka vdekur vërtet, Lidia apo Kirsti, dhe pse gjithë kjo ngatërresë? Vendosja në një ishull të bukur e të ashpër të Irlandës nuk duket se do ta ndihmojë çiftin të gjejë qetësinë e humbur prej një viti, përkundrazi, të tjera sekrete do të dalin në dritë. Me një fund që të lë pa frymë, ky roman do t?ju mbajë të mbërthyer faqe pas faqeje.
Çmimi: 1000 leke
5. Virgjëresha holandeze, Marente de Moor
Përktheu: Albana Shala
Personazhi kryesor, adoleshentja Jana, është një skermëtare e talentuar që shkon në fermën e fisnikut gjerman Fon Boetiger, mjeshtër i skermës, për të praktikuar këtë sport. Kjo do të jetë një verë e pazakontë për Janën, e cila bie në dashuri me mikun e babait të saj, edhe pse dy binjakë të bukur si drita e duan... Një romancë e pazakontë gjermanike në vigjilje të Luftës dhe një libër për kufijtë, miqësitë e vjetra dhe dashurinë, ka thënë vetë autorja në prezantimin e librit.
Faqe: 284
Cmimi: 800 leke
6. Vajza e mjaltit, Shtegu i parfumeve, Cristina Caboni
Përkthyer nga Renato Kalemi
Dy romanet e mrekullueshme të Cristina Cabonit, që sjellin përherë freski. Librat e shkrimtares të dashur italiane rrokin gjithë shpirtin e saj: një njeri që pëlqen lulet, parfumet, natyrën dhe bletët. Mjalti i livandës mund të qetësojë një shpirt të trazuar, sikurse ai i akacies mund të kthejë buzëqeshjen. Dhe Anxhelika di gjithmonë të gjejë mjaltin e duhur për këdo, është dhuntia e saj e veçantë, ashtu siç Elena di të gjejë lulet e duhura për të krijuar parfumin ideal. Historia e Elenës, e cila përhumbet në botën aromatike të luleve dhe ajo e Anxhelikës, që e ndien veten të sigurt vetëm mes bletëve, do të jenë romanet e duhura për ditët e plazhit.
Faqe: 380
Çmimi: 1000 leke
7. Kolana e librave E fiksuar pas dyqaneve? e Sophie Kinsellas është gjithashtu zgjidhja e duhur për ditët e pushimeve. Humor, keqkuptime, ngatërresa dhe dialogë të zgjuar, që sjellin vetëm të qeshura. Edhe librat e tjerë jashtë serisë ?shopaholic?: Nata e martesës, Ta kam numrin, Zonja e funeraleve, E mban dot një të fshehtë, Mbretëresha e shtëpisë janë shkruar me stilin e shkëlqyer, të lehtë e të natyrshëm të Kinsellas.
/O.Zh/Copyright Tiranapost.al/