Aktualitet

Njerëzit po dyshojnë që çdo tërmet është paslëkundje! Flet sizmologu Llambro Duni

Njerëzit po dyshojnë që çdo tërmet është

Tërmeti që u regjistrua mbrëmjen e së martës me magnitudë 4.9 të shkallës Rihter rikthehu edhe njëherë tek banorët panikun e lëkundjeve të nëntorit. I pyetur për dyshimet e qytetarëve nëse mund të cilësohen apo jo si paslëkundje, sizmologu Llambro Duni thotë për “Neës 24”:

“Kanë të drejtë të dyshojnë, por ne kemi thënë me kohë që kjo dukuri do vazhdojë për disa muaj. Fakti që ka ndodhur në vendin që është aktivizuar në kohë, besojmë që është paslëkundje. Magnituda e një tërmeti shprehet me tipe të ndryshme magnitudash. Të gjitha tipet përfaqësojnë e paraqesin të njëjtën energji që çlirohet. Magnitudën e tërmeteve ne e paraqesim në magnitudë lokale, ndërsa qendra evropiane e paraqesin në magnituda të tjera, që nuk korrespondojnë. Është mirë të ruajmë një linjë arsyetimi, të përqendrohemi te magnituda lokale. Magnitudat e tjera janë më të mëdha se ajo lokale. Duhet të lexojmë gjithmonë ML (magnitudë lokale)”.

Ndërsa për shqetësimin e banorëve nëse duhet të dalin nga banesat, Duni thotë:

“Gjithçka është në funksion të strukturave ku ne jetojmë. Ata që jetojnë në struktura të sigurta, duhet të jenë të qetë. Nuk duhet të hyjmë në asnjë mënyrë në struktura të dëmtuara, pasi mjafton një lëkundje sado e vogël që të shkaktojë dëme të mëtejshme”./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/foto-termeti-4-9-rihter-nxjerr-qytetaret-nga-shtepite-lekundjet-ndihen-deri-ne-maqedonine-e-veriut/

http://www.tiranapost.al/tre-lekundje-termeti-u-regjistruan-gjate-nates-igjeum-publikon-te-dhenat/