Aktualitet

Njoftim me rëndësi për pasagjerët me fluturimet e anuluara dje në Rinas nga mjegulla

Njoftim me rëndësi për pasagjerët me fluturimet e anuluara

Qytetarët shqiptarë janë prekur nga anulimet e fluturimeve ditën e djeshme për shkak të mjegullës dhe motit të keq. Ditën e sotme Autoriteti i Aviacionit Civil njofton  se ata që u prekën nga anulimi dje do mund ti kryejnë sot fluturimet, por duke qenë në kontakt me kompanitë ajrore përkatëse. Autoriteti i Aviacionit Civil liston linjat e kompanive të prekura ditën e djeshme.

Njoftimi i plotë: 

Njoftim i rëndësishëm për të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/ anulimet e fluturimeve të datës 19 janar 2020, për shkak të motit të keq. Njoftohen të gjithë pasagjerët e prekur nga vonesat/ anulimet e fluturimeve të djeshme për/nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, se për shkak të mjegullës së dendur, kompanitë ajrore Air Albania, Alitalia, Austrian Airlines, Albawings, Air Serbia, Blue Panorama, Pegasus dhe Wizz Air, do t’i kryejnë të gjitha fluturimet e vonuara/anuluara brenda ditës së sotme, por me vonesa.

Pasagjerët duhet të presin udhëzimet nga kompanitë ajrore dhe të zbatojnë oraret që do të marrin prej tyre, përpara se të nisen për në aeroport.

AAC informon publikun, se ngjarje të tilla të lidhura me kushtet të pazakonta të motit janë të pranueshme në industrinë e aviacionit, ku kryesore për pasagjerin mbetet siguria në operim. Fluturim të mbarë dhe të sigurt!”./ Tiranapost.al. 

http://www.tiranapost.al/foto-mjegulla-mbulon-tiranen-si-asnjehere/