Aktualitet

Njohja e Kosovës? Çekia nuk ndryshon qëndrim

Njohja e Kosovës? Çekia nuk ndryshon qëndrim

Çekia nuk do të ndryshojë qëndrim për njohjen e Kosovës si shtetit i pavarur. Pavarësisht deklaratës së Presidentit Millosh Zeman, ministri i Jashtëm çek, Tomas Petriçek, del kundër kreut të shtetit duke u shprehur se Çekia do të vazhdojë që të mbështesë dialogun mes Serbisë dhe Kosovës.

"Qeveria çeke, e cila është përgjegjëse për politikën e jashtme, nuk e ka ndryshuar qëndrimin e saj për Kosovën ose ndonjë prej shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të mbështesim dialogun mes Serbisë dhe Kosovës dhe rrugën e tyre drejt Bashkimit Evropian”, shkroi ministri çek në Twitter.

Të njëjtën ide përcolli edhe kreu i Senatit çek, Jaroslav Kubera: “Presidenti mund të thotë çfarë të dojë, por nuk është ai që mund të bëjë diçka. Do të ishte debat i madh për asgjë”.

Reagimet vijnë pas deklaratës së Presidentit Zeman gjatë konferencës për mediat me homologun serb, Aleksandër Vuçiç: “Shteti, i udhëhequr nga kriminelët e luftës, nuk i përket bashkësisë së shteteve demokratike. Unë nuk mund të imponoj pozicionin tim, por ajo që mund të bëj është që jap një muaj kohë për konsultime të autoriteteve, nëse është e mundur ta tërheqim njohjen për Kosovën”.

Kujtojmë se Republika Çeke është ndër 22 vendet anëtare të BE-së që kanë njohur Kosovën si të pavarur./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/krah-vucic-presidenti-cek-leshon-deklaraten-nuk-me-pelqen-kosova-do-kerkoj-te-terheqim-njohjen/

http://www.tiranapost.al/pyeti-futbollistet-ceke-a-ekziston-kosova/