Aktualitet

E turpshme! Nobeli për fansin e Millosheviçit krijon reagime online

E turpshme! Nobeli për fansin e Millosheviçit krijon reagime online

Pasi shkrimtari Peter Handke, adhurues i Millosheviçit, fitoi çmimin “Nobel në Letërsi” në rrjetet të ndryshme online personazhet publikë po reagojnë ashpër kundër këtij vendimi. Handke u vlerësua për një “punë influencuese në linguistikë që ka eksploruar mbi eksperiencat njerëzore”, ndërkohë që e kaluara e tij me shqiptarët lidhet për mbështetjen e krimeve të luftës së Millosheviçit dhe deklaratat anti-shqiptare të bëra publikisht edhe në Kosovë.

Reagimet: 

Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku:

"Komiteti i Nobelit vendosi që të shpërblejë Peter Handke, një njeri që ka vlerësuar Millosheviçin, të konsideruar “kasap të Ballkanit”. Ai mbështeti regjimin gjenocidal të Millosheviçit. Dhënia e çmimit nuk ka asnjë lidhje me finskërinë dhe as me parime të drejta. Ky është një vendim pikëllues dhe i turpshëm".

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali:

Ministri në detyrë i Jashtëm, Gent Cakaj:

“Si një njeri i pasionuar me bukurinë dhe fuqinë e përjetshme të letërsisë për të pasuruar përvojën njerëzore dhe si viktimë e spastrimit etnik dhe gjenocidit, jam i mërzitur nga vendimi për ti dhënë Çmimin Nobel në Letërsi një mohuesi të genocidit. Çfarë akti i pakuptimtë dhe i turpshëm”.

Ish-diplomati Blerim Reka:

/ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/urrejtja-e-shqiptareve-per-shkrimtarin-qe-fitoi-nobelin-deklaratat-e-tij-dhe-vajtimi-ne-varrimin-e-milloshevicit/