Showbiz

Nudo e pamë, duke bërë seks e pamë, ç'doni më shumë nga Albani

Nudo e pamë, duke bërë seks e pamë, ç'doni

Seriali “Love Likes Tirana” ka mbërthyer para YouTube-it, platformë në të cilën transmetohet, sidomos moshat e reja, është një prezantim real i jetës së përditshme të të rinjve që jetojnë në kryeqytet, luajtur nga aktorë joprofesionistë, por që kanë fituar tashmë zemrat e publikut. Edhe vajzat që luajnë në të janë si ne, nuk janë aktore, janë gazetare dhe ish-gazetare të Anabel.al. Po në serial ka edhe njerëz publikë si Alban Ramosaj, një zgjedhje e zgjuar e Dalina Buzit, producentes dhe skenaristes së serialit e cila ka krijuar një personazh që përveç protagonistes, po çmend dhe vajzat. E meqë jemi këtu, në puntatën e djeshme Elio dhe Zoi, që luhen nga Albani dhe Megi Pojani luajtën skenën e seksit, që ishte paralajmëruar që në nisjen e “Love Likes Tirana”.

https://youtu.be/662B-IoJpdY?t=1140

Zoi, e ndarë tashmë nga ish-i fejuari që e tradhtoi me Lunën, përfundon në krahët e Elios, një shqiptari të rritur jashtë (ashtu siç në realitet ka ndodhur me Albanin).

[caption id="attachment_373268" align="aligncenter" width="799"] Postimi i Albanit disa kohë më parë[/caption]

 

E nisën me puthje në rrugë, pastaj me puthje të zjarrta pas murreve të shtëpisë dhe në fund të shtrat. Pasi e pamë nudo disa kohë më parë Albanin, erdhi momenti ta shihnim edhe në shtrat. Mbetet një skenë filmi në fund të fundit që ka truket e veta për t`u dukur si seks i mirëfilltë, por për fanset e tij pak rëndësi ka. Komentet e tyre në YouTube e tregojnë qartë që janë magjepsur edhe më shumë pas tij.

[caption id="attachment_373265" align="aligncenter" width="767"] Komentet në YouTube[/caption]

[caption id="attachment_373267" align="aligncenter" width="973"] Komentet në YouTube[/caption]

[caption id="attachment_373271" align="aligncenter" width="1341"] Komentet në YouTube[/caption]

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije