Aktualitet

Nuk është dyqan çantash, është dollapi i Kylie Jenner

Nuk është dyqan çantash, është dollapi i Kylie Jenner

20-vjeçarja më e pasur në botë është po aq e fiksuar pas çantave sa shumica, vetëm se ajo e ka edhe mundësinë të blejë ç`i sheh syri. Në disa foto dhe video që shpërndau në Story-t e Instagramit ekspozoi edhe njëherë gjithë ç`kishte dollapi. Se i ka shtuar koleksione të rinj atij. Të mëdha, të vogla, si zemër, si buzëkuq, të kuqe, të zeza dhe çdo ngjyrë e nuancë që ekziston. Nuk është nevoja të themi se ishin marka se kjo dihet. Që nga Chanel, Louis Vuitton e deri tek Hermes.

Kylie i tregon me krenari, pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të organizatave botërore që merrem me mbrojtjen e kafshëve për t`i sabotuar këto çanta, pasi shumë kafshë vriten e masakrohen për t`i krijuar me lëkurën e tyre.

*Ky post është realizuar nga Fabjola Hije