Showbiz

Nuk mjafton Instagrami për ta bërë Joelin të famshëm

Nuk mjafton Instagrami për ta bërë Joelin të famshëm

Nëse disa njerëz thonë lart e poshtë nëpër intervista që s`do donin që fëmija të bënte punën që ata bëjnë, shumë të tjerë duket se e kanë me qejf, ose mbase ia kanë parë të mirat punës së tyre. Dhe Ermali bën pjesë në grupin e dytë që jo në të parin se Joeli ka qenë shumë i vogël e as në të dytin, por në filmin e tij të tretë e futi në rol. Një skenë e xhiruan së bashku dhe Ermali i emocionuar postoi një foto ku shkruante: “Ditë me emocione dje… Momenti kur ndava skenën e xhirimit me djalin tim. Joel Mamaqi në filmin I love Tropoja”.

[caption id="attachment_418005" align="aligncenter" width="934"] Postimi i Ermalit në Instagram[/caption]

Sikur vetëm pak dëshirë të ketë Joeli në të ardhmen për t`u marrë me aktrim e televizion, babi do jetë aty për ta ndihmuar të bëhet më i mirë se vetë ai. Siç edhe e tha dikur: Joel, i vetmi njeri që dua të ma kalojë në jetë.

*Ky post u realizua nga Fabjola Hije