Aktualitet

Nuk shkonte në punë, por paguhej rregullisht. Hetohet posti i Santiago Malkos në administratë

Nuk shkonte në punë, por paguhej rregullisht. Hetohet posti i Santiago

Paralelisht me hetimet për zbardhjen e vrasjes së ish-efektivit të policisë Santiago Malko, Prokuroria ka nisur hetime edhe për punësimin e tij në administratën shtetërore.

Hetuesit po hetojnë mënyrën sesi 26-vjeçari ka mundur të futet në administratën shtetërore, kur dihet që të jesh punonjës publik, kriteri bazë është dëshmia e penalitetit.

Sipas hetimeve rezulton që Malko pej fillimit të vitit 2019 ka mbajtur detyrën e inspektorit të pyjeve në zonën e Dajtit edhe pse ai ka qenë në kërkim policor për ngjarjen në ish-Bllok, me një të vrarë e dy të plagosur.

26-vjeçari, edhe pse nuk ka shkuar asnjëherë në punë, rezulton se pagesat në llogarinë e tij bankare derdheshin normalisht.

Rreth tre javë më parë, Santiago Malko u qëllua për vdekje në zonën e Porcelanit, teksa ishte duke udhëtuar me automjetin e tij tip "BMW X5"./ Tiranapost.al

http://www.tiranapost.al/detyra-qe-mbajti-santiago-malko-pasi-u-perjashtua-nga-uniformat-blu/

http://www.tiranapost.al/zberthehen-dy-celularet-e-santiago-malkos-identifikohen-te-dyshuarit-per-vrasjen-e-tij/

http://www.tiranapost.al/e-kaluara-e-ish-policit-qe-dyshohet-se-coi-ne-vrasjen-e-tij/