Aktualitet

Objektivi i United humb toruan, shkatërron aparatin fotografik në humbjen me Bragën

Objektivi i United humb toruan, shkatërron aparatin fotografik në

Momente aspak pozitive për mesfushorin, Bruno Fernandes.

Futbollisti i Sportingut të Lisbonës u shfaq mjaft i revoltuar pas humbjes në Kupën e Ligës portugeze, 2-1 ndaj Bragës, duke bërë një skenë mjaft të shëmtuar.

25-vjeçari që sipas gjasave të do të transferohet te Manchester United në këtë merkato janari u largua drejt dhomave të zhveshjes mjaft i nevrikosur, duke shkëtarruar çdo gjë që del përpara.

Fernandes përplas aparatin fotografik të një kameramani, veprim mjaft i shëmtuar në sfidën që mund të jetë e fundit për të me Lisbonën.

Mediat raportojnë se kartoni i tij do i kushtojë arkave të United rreth 55 milionë euro dhe zyrtarizimi do të bëhet në ditët e ardhshme./XH.K