Opinion

Ballkani perëndimor rrezikon të humbasë një mundësi sërish

Ballkani perëndimor rrezikon të humbasë një mundësi

Ditmir Bushati në episodin e podcastit të kësaj të premte bisedoi me Manuel Sarrazin, përfaqësues i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Po sot Tirana priti ministerialin e ministrave të jashtëm të proçesit të Berlinit që i paraprin Samitit të 16 tetorit po në Tiranë.

Ajo çka ndodh paralel me këto ngjarje që location kanë Tiranen, është ikja e mjekëve, infermierëve dhe dëshirës së studentëve të mjekësisë drejt Gjermanisë.

Një shqetësim për të gjithë Ballkanin Perëndimor

Ditmir Bushati kujton se qytetarët po e lidhin Gjermaninë më shumë me valën e infermiereve, studentëve të mjekësisë dhe mjekëve që po largohen duke shkaktuar humbje të potencialit njerëzor në rajon.
Ndërsa Sarrazin thotë se Ballkani Perëndimor rrezikon të humbasë një mundësi sërish”!


Nga njëra anë, kemi një zhvendosje gjeopolitike që ka risjellë përsëri në skenë zgjerimin si një instrument politik të Bashkimit Europian. Nga ana tjetër, politika e zgjerimit në Ballkanin Perëndimor duket të jetë e dobët si shtysë për ndryshime të brendshme. Ndaj, mendoj se kemi një situatë të përzier. Dhe pastaj ndiqet zakonisht nga argumenti më i dobët i zgjerimit që në fakt është se, njerëzit nuk janë të gatshëm të presin për ndryshimet që duan. Nga njëra anë, siç mund ta dini, rajoni është mjaft i duruar përsa u takon ndryshimeve të mëdha të politikave në aspektin e brendshëm, por nga ana tjetër, njerëzit po largohen nga rajoni”, thekson ai.

Sarrazin shprehet se vendet e Ballkanit Perëndimor mund të bëjnë gabimin humbjes së një mundësie të madhe sërish, pasi ndonjëherë Ballkani Perëndimor është mjaft i zoti për këtë.

Por a është vendimi për të organizuar konferencën e Berlinit këtu në Tiranë një shprehje vullneti se e ardhmja e rajonit tonë është në BE?

Për Manuel Sarrazin rezultatet e takimit janë më të rëndësishme sesa vendi i mbajtjes së takimit. “Ideja është për të dhënë mesazhin se rajoni
është në pozitë të barabartë në Procesin e Berlinit. Kjo është ideja. Ne duhet t’i qëndrojmë vullnetit politik dhe Gjermania po përpiqet të injektojë një fluks të vullnetit politik edhe në rajon me qëllimin shtimin e reagimit për më shumë shpejtësi politike. Për ne nuk ka të bëjë vetëm me hapjen e kapitujve dhe çeljen e negociatave, posaçërisht për Shqipërinë edhe Maqedoninë e Veriut. Angazhimi ynë
është për një vullnet të fortë politik dhe për rezultate konkrete”, thekson Përfaqësuesi i Posaçëm i qeverisë gjermane për vendet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin.


Të plotë episodin e këtij podcast e gjeni në këtë link.