Opinion

Beteja e afateve për shkarkimin e Presidentit

Beteja e afateve për shkarkimin e Presidentit

Nga Plator Nesturi/ Procesi i hapur nga parlamenti shqiptar për shkarkimin e Presidentit Meta duket se do të kalojë në një kalvar jo të lehtë ligjor. Dhe çështja kryesore janë afatet mbi të cilat mund të luajë ky parlament që e mbyll mandatin e tij në 9 shtator. Kufijtë pët të marrë vendime janë më të ngushta se kaq. Sipas kushtetutës, Kuvendi që gëzon ende mandate, nuk mund të ndërmarrë nisma ligjore nëse është më pak se muajt e fundit të mandatit dhe që i bie në datën 9 korrik. Nga ana tjetër, për çështje kaq të rëndësishme siç është ngritja e një komisioni hetimor për shkeljet e rënda të Kushtetuës nga Presidenti, afatet ngushtohen më tej deri në katër muaj para përfundimit të mandatit. Në këtë rast, afati i fundit për të marrë vendim për ngritjen e Konisionit hetimor është data 9 maj, çka mund t’i japë kohë komisionit e më tej Parlamentit për ta mbyllur si hetim dhe votim në seancë plenare brenda datës 9 korrik.

Afatet pra janë të ngushta. Kjo ishte dhe arsyeja pse Presidenti, i ftuar të dëgjohet në Komisionin e Ligjeve ditën e djeshme për të mbrojur dhe argumentuar veprimet e tij, kish deklaruar se do ish i gatshmë të deklarohej në datën 10 maj. Pikërish atëhere kur dhe afatet do të ishin djegur dhe Komisioni Hetimor nuk do të mund të ngrihej. Duket pra një lojë ligjore në sulm dhe në mbrojtje gjë e cila duket se do të ndikojë dhe në mbarëvajtjen e çështjes. Zakonisht, në vende të tjera, kur artikulohen akuza të tilla, aq më shumë nga parlamenti, çështja zgjidhet kryesisht me dorëheqje, për të mos futur në siklet askën dhe aq më tepër të ketë ngarkesa me komisione hetimore, që gjithësesi janë politike përderisa përbëhen nga deputetë të forcave të ndryshme. Ndaj beteja Parlament – President, ndonëse zhvillohet në terren ligjor, kërkon të tërheqë dhe mbështetjen e opinionit publik. Por që gjithësesi nuk mund ta zëvendësojë të drejtën e ligjit, ndaj ka shumë rëndësi se si do të kryhet procesi ligjor. Pasi çështja e presidentit nuk do të varet vetëm nga një vendim i Kuvendit dhe nga fuqia e votës, por më tej dhe nga Gjykata Kushtetuese e cila do gjykojë më së shumti procesin e shkarkimit nëse është i mbështetur në ligj. Ndaj të jemi të qartë, dhe nëse 9 korrik presidenti do të shkarkohet nga detyra, Meta nuk do e lerë zyrën e tij të nesërmen. Pasi cështja do të shkojë në gjykatën Kushtetuese e cila nuk ka afat se kur mund të vendosë për këtë çështje. Aq më shumë nëse vetë Gjykata do i drejtohet komisionit të Venecias për këshillim.

*Shkrim autentik i gazetetës Fjala