Opinion

Bregoviç vjen në Korçë me të vetmin faj: Origjinën e tij! Qëkur të jesh sllav është krim?!

Bregoviç vjen në Korçë me të vetmin faj:

Nga Blendi Gonxhe:

Artisti i vërtetë është universal, eksplorator, tejkombëtar, unik, provokues. Çdo individ në këtë planet mund ta shijojë artin e vërtetë të dallueshëm nga cilësia; mund ta projektojë vetveten në të nga Patagonia në Japoni. Historia dëshmon kokëfortësisht se parapëlqimet e artistëve, edhe gjenial, janë kundër rrymës, tekanjozë, shpesh edhe cinikë: Majakovski adhuronte Leninin, D'Annunzio mbështeste Musolinin, Heminguej dhe Markezi ishin miq të ngushtë të Kastros. Po ja që edhe Denis Rodman, legjenda e NBA sot është mik i Kim Jong Un! E as kjo nuk zhbën dot estetikisht apo artistikisht asgjë nga arti apo talentet e tyre. Ndërsa Bregoviç është një artist i mirëfilltë, instrumentist i thellë dhe elegant i Ballkanit tonë të rrëpirtë, të vrerosur prej nacionalizmave përralluese. Ai vjen në Korçën e serenatës dashamirësisht dhe harmonikisht me tingullin muzikor vetjak për t'a ndarë me publikun, duke sjellë me vete edhe “fajin” e tij të vetëm - origjinën! Qëkur të jesh sllav është krim?! Po 1 milion turistët sllav përse po i mirëpresim? Po Hitlerin përse e dënojmë? A na lejohet kjo histeri dhe a duhet të heshtim? JO! Stuhia nacional-provin ciale kundër Goran Bregoviç, selitur portaleve, nuk ka asnjë lidhje me artin e as me krenarinë, aq më pak me qytetërimin. Me gjasë, mos vallë vjen prej pezmatimit “re-vv-oluciona r” nga suksesi i nismës "Open Balkans", makroprojekti politiko-ekonom ik i mendjeve të hapura të Ballkanit? Apo të jetë protagonizëm tifo-tallavesk veror? Në çdo rast, emancipimi, civilizimi, kultura e toleranca duhet të jenë zemra e shpirti ynë! Si shqiptarë, si njerëz, si ballkanas! Mirësevjen Goran! ????

Bijelo Dugme - Kosovska: https://youtu.be/tKQO0WJo8Xs

*Tiranapost.al.