Opinion

Doni të kuptoni se ç'ka ndodhur sot në Washington? Jua shpjegon Veton Surroi

Doni të kuptoni se ç'ka ndodhur sot në Washington? Jua

Publicisti kosovar, gazetari, dhe ish deputeti Veton Surroi i shtohet listës së reaguesve për marrëveshjen ekonomike Kosovë-Serbi. Përmes një postimi në Facebook, ai e cilëson këtë marrëveshje të 2020-ës si një letër 'normalizimi ekonomik' që në këndvështrimin e tij nuk sjell gjë të re, pasi çon tek marrëveshja e 2013-ës në Bruksel ku u premtua se do të sillte njohjen e Kosovës si shtet nga Serbia por prej 7 vitesh një gjë e tillë nuk ndodhi...

Lexoni reagimin e plotë të Surroit:

Më 2013 në Bruksel Kosova nënshkroi marrëveshjen me Serbinë për normalizim të marrëdhënieve të ndërsjella. Përgjatë shtatë vjetëve pushtetarët e saj premtuan se kjo marrëveshje do të çojë tek njohja e shtetësisë së Kosovës nga Serbia.
Më 2020 Kosova nënshkroi në Washington një letër ‘normalizimi ekonomik’ që duhet të çojë tek marrëveshja e Brukselit e vitit 2013, pra normalizimin politik ,që pastaj duhet të çojë tek njohja e pavarësisë nga ana e Serbisë.

Doni të kuptoni se ç'ka ndodhur sot në Washington? Jua