Opinion

Elia Zaharia reagon për herë të parë, por jo mbi ngjarjen e saj

Elia Zaharia reagon për herë të parë, por jo mbi ngjarjen e

Një mesazh falënderues dhe vetëm kaq, asnjë koment tjetër. Elia Zaharia që u shfaq në një video në një përplasje me ish-bashkëshortin e saj Princ Leka, u shndërrua në një ngjarje të ditës për shkak të bujës së videos personale. Shumë aktorë të brezave të ndryshëm u bënë pjesë e një peticioni në mbështetje të Elia Zaharias. Opinioni u nda pas videos së shpërndarë, (ende i paqartë burimi, edhe pse Princ Leka përmes një njoftimi të Pallatit Mbretëror ka fajësuar policinë për këtë diskutim)- disa në mbështetje të Elias dhe disa në mbështetje të Princit.

Elia Zaharia sot shkruan në Instagram: Miq dhe dashamirës,

Ndjej dhe dëshiroj të shpreh mirënjohjen time më të thellë për mbështetjen dhe kurajon që më keni dhënë përgjatë këtyre ditëve kaq shqetësuese për mua dhe familjen time! U jam falenderuese të gjithë atyre që u ulen dhe më shkruan fjalë zemre, atyre që kuptuan dhe ndjenë dhimbjen time! Artistë të shquar e të nderuar të vendit tim, nga brezat që na kanë bërë e vazhdojnë të na bëjnë krenare e që janë një pasuri kombëtare, deri te brezat e rinj të artit e kulturës në vend, u bashkuan në një peticion sensibilizues në mbështetje të një dinjiteti njerëzor! Ju jam përulësisht mirënjohëse, deri në lot!

Çifti njoftoi ndarjen në dhjetor.

Princ Leka jeton në një apartament me qera dhe është larguar nga shtëpia e tij, pas ndarjes.