Opinion

Endri Xhafos nuk i ka pëlqyer dalja e Ilir Metës dje: Gjëja më e zgjuar në botë humbet në peshën e një lajmi më të madh

Endri Xhafos nuk i ka pëlqyer dalja e Ilir Metës dje: Gjëja

Endri Xhafos nuk i ka pëlqyer dje dalja e presidentit dy herë para dhe pas konferencës duke nënkuptuar një karakter inatçor të presidentit në një ditë kur duhet ta pranonim të gjithë se kishim vetëm lajme të mira për të dhënë.

Ja çfarë shkruan gazetari në një shënim:

Të dalësh dhe të qahesh për Ardian Dvoranin ditën që Shqipëria merr nga konferenca e donatorëve 1.15mld € grante/kredi për tërmetin, në mos qoftë një përpjekje e dështuar për të prishur qëllimisht "festën", është absolutisht një gabim PR-i! Në politikë, - por edhe në gazetari, që është pasqyra e politikës, - tempizmi perfekt për të trajtuar një çështje, për të dhënë një intervistë që "të ngjisë", për të shprehur një shqetësim, tempizmi, pra koha e zgjedhur, është çelësi i suksesit për t'i marrë maksimumin mesazhit të përcjellë. Përndryshe, gjëja më e zgjuar në botë, humbet nën peshën e një lajmi më të madh! Idem sonte! Argumentat e drejtë për Gjykatën Kushtetuese nuk ngjisin sonte! Sonte njerëzit që janë në çadra, atyre që iu prishën shtëpitë, bizneset prodhuese që shpresojnë për një injektim "cash flow" në ekonomi, krejt shoqëria shqiptare xhanëm, do të dijë kur dhe si do t'i përfitojmë këto fonde, çfarë impakti do të ketë në afatgjatë, vërtet na dha Franca 100mln €, apo ishte një kredi me AFD (Agence française de développement), e shtrirë në 6 vjet, që qeveria priste prej 6 muajsh ta nënshkruante dhe për fat e nënshkroi sot, etj.etj.

Strategët e lënë një betejë për një moment të dytë, kur shanset për fitore të jenë në anën e tyre. Inatçorët dhe gjaknxehtët, nisen me hyxhym! / Tiranapost.al.

Endri Xhafos nuk i ka pëlqyer dalja e Ilir Metës dje: Gjëja