Fjalimi i Arqipeshkvit Imzot Arjan Dodaj për një normalitet të ri larg ulërimave

Një fjalim që i dedikohet shqiptarëve, të varfërve, të dobëtëve, të pasurve, të pushtetshmëve që në një mënyrë të gjithë i lidh brishtësia e njeriut dhe nevoja për Zotin.
Ai është Arqipeshkvi më i ri në notë, një zgjedhje tjetër e Papa Françeskut për t’i hapur derën brezit të ri, një Arqipeshkvi që mbushi 45 vjeç vetëm një ditë para fillimit zyrtar të shërbimit të tij baritor në vendin e tij të lindjes, në krye të Arqidioqezës Metropolitane Tiranë-Durrës. Ai zëvendëson Imzot George Frendon, i cili ka mbajtur këtë post më përpara.
Sot në katedralën e Shën Palit, një shqiptar mblodhi të gjitha polet, e politikës të cilët qëndroni të ulur krah “armikut” politik, para dhe pas.
Fjalimi i plotë i Arqipeshkvit Imzot Arjan Dodaj:
“Në këtë Kishë Apostolike mirënjohja ime është për paraardhësin tim Imzot George Frendo, sepse na ka dëshmuar një dashuri të madhe për Kishën dhe të varfërit. I angazhuar për një Kishë në ecje që së bashku me popullin e hynjtë dëshirojmë ta çojmë përpara. Në shërim të Hyjit të Abrahamit që në vendin tonë adhurohet nga besime të ndryshme janë krerët e komuniteteve fetare të cilët sot i falenderoj përzëmësisht për prezencën e tyre.
Të gjithë bashkë ne jemi një mozaik që shprehim që Zoti na bën të jemi vëllezër të gjithë.
Ju përshëndes juve autoritete të nderuara shtetërore zoti President Ilir Meta, zonja Kryetare Lindita Nikolla. Zoti Kryeministër Edi Rama, zonja Linda Rama, kryetarë bashkiak dhe autoritete të ndryshme të jetës publike të vendit tonë që na kujtoni qytetin e njerëzve me të cilët Kisha jeton, shërben dhe e do sepse e ndjen thellë si fushë ku e thërret Hyjin, për të mbjellur shpresën që nuk zhgënjen kurrë dhe paqen që vetëm Zoti dhuron.
Të dashur vëllezër meshtarë, rregulltarë dhe rregulltare, të dashur besimtarë katolike dëshiroj t’ju them atë që Shën Pali thotë në leximin e dytë.
Fort i Dashur që u sjell shërbimin të gjithë njerëzve Jezu Krishti. Po është Jezus Krishti që nga zemra e nxit Shën Palin i cili thotë mjerë unë nëse nuk predikoj Ungjillin. Për këtë arsye iu lutem të gjithëve pa asnjë dallim ndihmomëni mua, Arqipeshkvin tuaj, ndihmoni barinjtë e juaj të shpallin mbi të gjitha Ungjillin. Po ua them të gjithëve pa dallim feje, përkatësie sociale sepse midis nesh ekzistojnë vlera që çdo njeri i arsyeshëm dhe vullnet mirë bashkëndan me dishepujt e Jezusit dhe për këtë arsye dhe në Shqipërinë tonë të dashur është e mundur të kemi një angazhim të përbashkët për mbrojten dhe promovimit e së mirës së personit. Të familjes themelore të formuar nga një babë dhe nga një nënë që është baza e një shoqërie të shëndetshme dhe na jep të ardhmen. Për inkurajimin e brezave të rinj, që të zbulojnë që Toka e Premtuar është kjo në të cilën kemi lindur neve dhe se dielli nuk lind asnjëherë më bukur se këtu. Se sado pak do të hapim perdet që na pengojnë për të parë dritën dhe shpresën që kanë ditur të shohin të parët tanë ashtu siç na e kanë lënë si trashëgimi, ashtu si vetë Zoti hapi në epifaminë e tij duke na dëftuar të birin Jezus.
Këtu sot nuk asnjë të përjashtuar nga ftesa e Jezusit, i cili thotë ejani te unë të gjithë ju që jeni të lodhur prej barrës së rëndë dhe unë do t’ju çlodh.
Jezus sa të lodhur jemi nga zërat që ulërasin, që përçajnë, që akuzojnë, që dënojnë e ndonjëherë edhe mallkojnë duke menduar se kështu mbrojnë drejtësinë, të ardhmen dhe kombin, por Jezusi na thotë Ungjillin për të riun e pasur, e pa dhe e deshte.
Jezus drejtoje vështrimin tënd plot ëmbëlsi dhe dashuri sot, tani këtu, në këtë katedrale, drejtoje dhe na beko Princ i paqes. Bekoje popullin tonë kaq të lashtë dhe njëkohësisht të ri, bekoji të varfërit, të sëmurët, të papunët, edukatorët, mjekët, artistët, gazetarët, përgjegjësit e së mirës së përbashkët e të gjithë neve që të jemi të prekur nga fjala jote e mishëruar, pasi fjalët e tjera dhe ato të mira dhe ato hyjnore i merr era, por fjala jote ajo e mishëruara, ajo është prezenca që nuk kalon, edhe nëse toka dhe qielli kalojnë.
Zbraze Frymën e Shenjtë mbi ata që kanë njohur Jezusin dhe dashuria e tij të udhëheqë në të qenurit një me të. Çliroi nga errësira dhe mashtrimi ata që kërkojnë mirëqënien nëpërmjet korrupsionit, manipulimit dhe abuzimit të përgjegjësive që i janë besuar, që dhurata e inteligjencës që Zoti u ka bërë, të jetë në shërbim të ndërtimit të qytetit të Hyjtë.
E dashura shënjtorja jonë Nënë Tereza, mos lejo që të harrojmë që edhe ne këtu mund të rimëkëmbim Kishën dhe Shoqërinë duke bërë gjëra të vogla, por me dashuri të madhe.”