Opinion

Gruaja që më vjen nga kujtesa këtë 8 Mars

Gruaja që më vjen nga kujtesa këtë 8 Mars

Nga Valentina Leskaj/ Ollga, gruaja me sytë e zinj të thellë, që shfaqet aq elegante në një foto të vjetër me një kapelë në kokë, më rivjen shpesh në kujtesë sa herë diskutojmë për Lëvizjen e Grave. Portreti i saj teksa më fliste në atë shtëpinë e thjeshtë, por të bukur në  Rrugën e Kavajës, më kujton gjithnjë një his- tori krenare të gruas shqiptare.

Studimet sh- qiptare për vetë kontekstin historik që ka kalu- ar vendi, komunizmi dhe më pas tranzicioni  i gjatë, ende nuk e ka elaboruar një angazhim të hershëm të gruas shqiptare për emancipim. Lëvizja e grave nuk filloi në vitet ‘90, por më herët, që në vitin 1891 me motrat Qiriazi, të cilat kontribuuan në hapjen e shkollës së parë për vajza në Korçë, me Urani Rumbon më 1891 që luftoi kundër analfabetizmit të grave duke hapur shkollën e parë të grave në Gjirokastër, për të vijuar me Selfixhe Broja Ciun, Ollga Plumbin, Musine Kokalarin, Mila  Vangjelin, që përdorën penën për të ndry- shuar një shoqëri konservatore për sa u përket të drejtave të grave.

Megjithëse më shumë  sesa një lëvizje e organizuar feministe, ishin zëra të veçantë që përdorën shtypin e kohës për t’u dhënë zë të pazëshmeve. Gjithsesi, fati  i tyre në Shqipërinë komuniste është një histori e ngjashme me atë të dhjetëra intelektualëve që u internuan apo u burgosën nga regjimi.

Por sot në 8 Mars do doja të kujtoja një  grua, takimi me të cilën më ka lënë gjurmë në kujtesë. Ajo është Ollga Plumbi. Ishte mbasdite kur trokita në derën e vilës  ku banonte. Derën e hapi djali i saj, Emil Plumbi, një inxhinier i talentuar, i cili ka vënë bazat teknike qysh në hapat e parë të Radio Ti- ranës, por edhe më vonë.  Ollga më priti te hyrja e vilës.

Edhe pse ishte takimi i parë me të, lexohej menjëherë që  ishte një grua e kulturuar e me sqimë, çka reflektohej në gjithë qenien e saj, në komuni- kim, në gjuhën e pasur e të përpunuar, në atë  që quhet “body language” (gjuha e trupit).  Nga ajo çfarë Ollga përfaqësonte si personalitet, të dukej e largët sidomos për një vajzë  të re siç isha unë në atë kohë, po të dukej e afërt nga marrëdhënia që krijonte me atë që  kishte përballë, shenjë kjo e njerëzve të reali- zuar.

Kisha përballë gruan që u angazhua të japë kontribut kur vendi kishte nevojë më shumë se kurrë, duke u bërë zëri i të pazëshmeve, luftëtaren për të drejtat e njeriut, po edhe për çështje të tjera që kishin të bënin me fatet e ven- dit, ajo e bëri këtë si gazetare, si njeri i angazhuar, madje edhe si pjesëmarrëse aktive  në Luftën Antifashiste, duke marrë me vete edhe fëmijën e vetëm, Emilin 19-vjeçar. …..Pasi e hoqën si Presidente të Gruas, ku qëndroi vetëm dy vjet, Ollga për një kohë mbeti  pa punë, më pas punoi si shefe e Mar- rëdhënieve me Jashtë në Bibliotekën Ko- mbëtare, kjo erdhi edhe falë gjuhëve të huaja  që dinte. Më pas e nxorën shpejt në pension. Ishte kthyer në shtëpi mes librave të saj, që i  kishte të shumtë e në disa gjuhë dhe ku mua më rrinin sytë gjatë gjithë kohës kur isha në shtëpinë e saj. Më duket se veshët i kisha tek Ollga, ndërkohë që sytë më shkonin te biblioteka aq e pasur.

Isha e re atëherë ndofta edhe për të gjykuar çka Ollga përfaqësonte, po edhe sepse shumë pak kisha dëgjuar për të, po edhe më pak kisha lexuar nga çfarë ajo kishte shkruar e bërë, ngaqë ishte lënë në harresë, po kërshëria për  ta takuar gazetaren e viteve ‘30, gruan që kish- te luftuar për të drejtat e njeriut, Presidenten e  parë të Grave në Shqipëri, ishte e madhe.

Kjo ma shtonte edhe më shumë interesin për të. Në fakt, doja të shkruaja një shkrim për të në revistën “Shqiptarja e Re”, edhe pse nuk isha e sigurt se si do pritej. Gjithsesi, doja të shkruaja për gruan që ishte brenda mureve në shtëpinë e Rrugës së Kavajës, e mbuluar nga heshtja. Kuptohej që shfaqjen e saj në publik e bënin të vështirë kufizimet e kohës.

Ishte një arsye madhore që e bëri të mbyllë gojën e të lërë penën, gruan që dikur kishte sfiduar kohën. E bënte këtë sakrificë për vete, një grua e atij kalibri? Natyrisht që jo. Kurrë nuk e kam besuar.  Ajo nuk kishte pasur drojë as kur shkru- ante kundër mentalitetit të kohës në vitet ‘30,  as kur luftonte si antifashiste, në fakt nga ai takim kuptova që ishte kohë e vështirë për të, ishte e shqetësuar për familjen. Edhe pse nuk e tha, kjo kuptohej lehtë nga vetëpërmbajtja e saj, që edhe gjatë bisedës më shumë të krijonte përshtypjen e autocensurës.

Ne që punonim në ato pak media atë kohë, e kuptonim shumë mirë këtë gjë, e jetonim përditë. Ollga kishte një kulturë të gjerë edhe pse ishte modeste, kjo ishte përshtypja që më la e  që më pas do ta quaja modesti në kohën e har- butërisë. Forca e personalitetit të saj qëndronte  te dija, te qetësia me të cilën i përballonte gjërat, edhe ato më të vështirat. Ajo besonte te forca e  gruas për të ndryshuar shoqërinë, ajo shprehej se gratë duhet të kenë lirinë për të vendo- sur e sidomos për t’u arsimuar “se shoqëria  nuk mund të zhvillohet pa dije”. Nuk e di nëse kishte qenë gjithmonë kështu e kujdesshme, apo në se ia kishin imponuar rrethanat e kohës, për shkak të goditjeve që kishte marrë, po qenia e saj reflektonte një vetëpërmbajtje.

Për mua kjo nuk mund të ishte karakteriale, nuk mund të kishte qenë kështu, një grua që nuk kishte pasur drojë e kishte bërë emër qysh në vitet ‘30, e as më pas kur u bë ndër të parat gra që u rreshtuan krah burrave në Luftën Antifashiste për çlirimin e vendit. Në fakt, për këtë kontribut ajo u zgjodh edhe anëtare e Këshillit Antifashist, madje edhe  anëtare e kryesisë së tij dhe pas çlirimit të ven- dit, në zgjedhjet e vitit 1945 ajo u zgjodh edhe  deputete e Kuvendit Popullor, me një rezultat shumë të lartë në procesin e votimit. Ollga Plumbi ishte deputetja e dytë më e votuar, pas  Enver Hoxhës.

Po kjo nuk zgjati shumë. Shpe- jt ajo u hoq nga postet e u mënjanua nga politika, duke u mbyllur në shtëpi, edhe pse ishte  ndër të rrallat gra të angazhuara të asaj kohe. Ishte nga të rrallat gra që kish pasur një zë për të drejtat e grave qysh në vitet ‘30, kur ajo ishte  e para që foli për çështjen e feminizmit në Shqipëri me artikullin “Feminizmi dhe shoqëria  jonë”, ku trajton situatën e grave në Shqipëri, të parë nga një perspektivë feministe dhe nevojën imediate për ndryshim.

Në vitin 1936, në një artikull të botuar në revistën “Bota e Re”, për çështjen e gruas Ollga shkruante se: “Akoma jemi shumë prapa në fitimin e të drejtave njerëzore”, duke u bërë nga të parat që e sheh çështjen e gruas si të drejta njerëzore. E bënte këtë betejë duke qenë mjaft aktive në shtypin përparimtar të kohës, sidomos në vitet 1930 e në vijim në botimin e revistës “Bota e Re”, bashkë me Migjenin e Selim Shpuzën, te revistat “Rilindja” e “Përpjekja Shqiptare”, te “Vatra” në vitin 1940 e më pas në revistën “Gruaja shqiptare” me pseudonimin Zita, ku kontribuoi jo vetëm me shkrimet e saj, po edhe për krijimin dhe mbajtjen e vet revistës.

Idetë e saj, sidomos për çështje të përparim- it të vendit, përfshirë çështje të lirive dhe të  drejtave të njeriut, për çështjen e gruas e për çështjet e të familjes në përgjithësi, ishin shumë të përparuara për kohën. Ishte një kurajë e  madhe të përballje një opinion pothuaj obskurantist për çështjet e të drejtave të grave e  sidomos ato që lidhen me lirinë për të bërë zgjedhjen e tyre në jetën personale, madje kjo shpesh nuk është e lehtë edhe sot mbas afro 90 vjetësh. Po me të ishte ndryshe. Në fakt, Ollga nuk ishte një rastësi. Përveçse vinte nga një familje intelektuale e patriote, ajo u martua në një derë  gjithashtu të madhe, një familje patriote e për- parimtare të kohës.

Vinte nga dy prindër të ditur, babai i saj Zahari Leka, ishte një mjek i shquar që kishte  studiuar në Francë, ndërkohë që e ëma Polikseni kishte studiuar në Athinë në kolegjin e njo- hur “Arsaqion”, i cili mban emrin e një përmetari shumë të njohur.  Ndërkohë ajo hyri në një familje gjithashtu të njohur e me kontribute edhe për çështjen kombëtare. Vjehrri i saj, Mihal Plumbi, ishte një nga anëtarët themelues të “Shoqërisë së të  shtypurit shkronja shqip” në Stamboll, të drej- tuar nga Sami Frashëri.

Pas vdekjes së bashkëshortit në vitin 1930,  Ollga mori djalin e saj dhe u largua nga Përme- ti, edhe pse ishte një vendim jo i lehtë për një  grua të ve në atë kohë. Po ajo kishte inteligjencën dhe kurajën për të bërë zgjedhjen e saj. Ndonëse ishte qyteti i Frashërllinjve, qytet i njerëzve të mirë, me intelektualë të njohur, Përmeti ishte i vogël për Ollgën.

Në fakt, dukej sikur i rrinte ngushtë, sidomos një gruaje të angazhuar si ajo.  Ajo zgjodhi të jetonte në Korçë dhe jo rastë- sisht Korça ishte zgjedhja që e motivonte profesionalisht e kulturalisht, ishte një dilemë që  e kishte pasur me vite. Ollga e dinte se Korça i krijonte të tjera mundësi një gruaje intelektuale, një qytet i madh jo thjesht numerikisht, po me kulturën e tij, me shkollën e parë shqipe, me shtypin e  kohës, me Liceun Francez e me Kolegjin Amerikan “Kendi” ku ajo dha mësim deri në mbylljen e tij, kur Ollga u kthye në Tiranë e vijoi  angazhimin e saj me shkrime, përkthime dhe aktivitetin antifashist si një organizatore e Këshillit Antifashist të Gruas për Tiranën e më pas si kryetare e këtij Këshilli. Një shkrim është i pamjaftueshëm për të  treguar atë çfarë kjo grua përfaqëson për his- torinë tonë, por në këtë 8 Mars do doja ta kuj- toja si një homazh për gratë që kanë bërë bete- ja në vite të vështira dhe që meritojnë të jenë  pjesë e çmuar e kujtesës sonë.