Opinion

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost

Nga Fabjola Hije/ Unë jam Fabjola. Mbuloj në Tiranapost prej 4 vitesh rubrikën “Lifestyle” tek e cila ka disa kategori ku përfshihet edhe “My Tirana” siç ne e quajmë, galerinë në të cilën i japim eko, ngjarjeve të kryeqytetit.

Kjo është hera e parë që unë jam protagoniste në një lajm dhe vendosa të shkruaj në vetë të parë për të rrëfyer një përvojë e cila këto ditë sinqerisht më ka lodhur!

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost

Pse?

Unë jetoj në zonën e Astirit- shpresoj që një ditë dikush duhet të kujtohet që t`i vendosë një emër më dinjitoz kësaj lagje të Tiranës, e cila ka një konotacion aspak të këndshëm (emrin e një dyqani bojërash). Kam edhe shumë urime e ëndrra të tjera për lagjen time, e cila ka nevojë për shkollë, kopshte shtetërore. Unë jam mami e një djali të vogël të moshës 3 vjeç dhe kam filluar të mendoj se koha ikën, fluturon. Të gjitha këto i përkasin të ardhmes, e cila me siguri falë Unazës së Re, i premton më shumë lagjes tonë.

Ajo çka do shkruaj sot, ose përshkruaj, është një realitet i cili nuk është shumë realitet i atyre që jetojnë në zonat e pasura apo në zonat e mira, ku ndoshta as makina nuk është luks, sepse mund t`i bëjnë shumë punë të ditës në këmbë falë komoditetit që iu ofron një adresë (e hajrit). Unë di që si unë dhe ata 400 udhëtarët që shtypen prej ditës së hënë në autobusin që vjen më rrallë për shkak të protestës së Shoqatës së Transportit Urban, janë larg realitetit të atyre që jetojnë tek Myslym Shyri, tek Pazari i Ri, tek Rruga e Elbasanit apo Bllokut dhe Komunës së Parisit.

Sikundër besoj që lexuesit e Tiranapost janë të të gjitha realiteteve dhe nuk i përkasin një fashe të privilegjuarish, mendoj që ky rrëfim, është po aq i nevojshëm sa janë dhjetëra lajme promovuese dhe dashamirëse që janë për kryeqytetin tonë, Tiranën.

Nuk kam qenë asnjëherë dakord me sulme apo komente se “transporti publik në Tiranë është një ferr”. Prej 5 vjetësh ai është mjeti i vetëm i familjes time. Edhe pse bashëshorti tani e ka zgjidhur me një Scooter elektrik, por unë ende jam e trembur që ta përdor dhe autobusi është e vetmja zgjidhje që unë të çoj djalin në kopsht, të vij në punë edhe të kthehem në shtëpi. Gjithmonë kam menduar se kishte diçka të fryrë edhe sot e mendoj ashtu. Autobusët janë krejt normal. Ndoshta në dimër punon më mirë i ngrohti, sesa i ftohti në verë, por probleme nga transporti publik dhe pakënaqësi nga niveli i papastërtisë së metrove kanë edhe njerëzit në New York.

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost

Unë do isha shumë e lumtur sikur realiteti të ishte si para së hënës, autobusë të shpeshtë, ku merrnin udhëtarët e tyre krejtësisht normal, ndërsa sot, nga e hëna, më besoni autobusi është ferri i mëngjesit tim.

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost

Unë dal nga shtëpia në orën 06:30 për të mbërritur në portal në orën 07:00, nga ku nis turnin tim. Normalisht ora 06:30 nuk është kulmi i lëvizjes, por sot u përpoqa t`i numëroj, por 200-ën e kam kaluar.

Autobusi fizarmonikë i tejmbushur, njerëzit të stresuar, disa vonë për në punë.

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost


Çfarë ka ndodhur?

Historia është e tillë. Shoqata e transporteve, si një mënyrë presioni ndaj qeverisë dhe bashkisë, ka përgjysmuar shërbimin e autobusëve, duke punuar me 50% të kapacitetit. E gjitha është një luftë nervash mes shoqatës që kërkon para nga pushteti lokal dhe ai qendror, konkretisht: rimbursim të biletës në 30 lek, rimbursim të abonesë në vlerën 600 lek, uljen e tvsh-së dhe heqjen e akcizës.

Deri tani përgjigjja që dihet nga bashkia është: Do ta shikojmë në bazë të kontratës që kemi.

Nga qeveria nuk ka pasur ende një përgjigje.

Në disa dalje publike, Edi Rama as nuk është pyetur për këtë realitet nga ndonjë gazetar dhe nuk e di nëse është në dijeni për këtë si problem. Edhe pse mendoj që për të majtën, si në pushtetin lokal, edhe në atë qendror, prioritet kanë njerëzit shumë më shumë interesat e biznesit. Për momentin të vetmit që e pësojnë në kurriz janë njerëzit që iu varet jeta nga autobusi.

Pa dashur të tingëllojë patetike këtë shkrim po e mbyll me fotografinë e këpucëve të mia sot në punë. Një foto flet më shumë se njëmijë fjalë.

Ju rrëfej mëngjesin tim me autobus nga Astiri në Tiranapost

*Ndalohet ribotimi i këtij shkrimi pa lejen e editorit. Na kontaktoni në email: [email protected]