Kot e kemi! Jumpsuit i Ferragni kur kërkoi falje është Sold Out
E Enjte 21 Dhjetor 2023, 21:03
TiranaPost
Pavarësisht skandalit me panetonen, influenca e blogeres Chiara Ferragni mbetet në vend ose më keq akoma, është rritur.
Ferragni para disa ditësh doli dhe kërkoi falje publike për mashtrimin e bërë me marketingun e panetones, tha që e kishte kuptuar gabimin dhe po reflektonte, ndërsa shtoi se do të dhuronte një milion euro për spitalin e fëmijëve.
Por ndërsa situata po komentohet gjithandej dhe të gjithë po prisnin një ‘cancel’ për blogeren, mesa duket skandali i paska rritur popullaritetin. Jumpsuiti që ajo kishte veshur gjatë ‘kërkesës së faljes’ është bërë sold out për tre ditë. Përfundimisht nuk ka reklamë të keqe dhe ky është rasti që e vërteton.