Ditmir Bushati në podcastin e tij Public Square këtë javë sjellë argumente rreth Samitit të BE-së në Tiranë, pse u zgjodh Tirana dhe si do të ndikojë hapi pozitiv që u shënua më mbajtjen e tij në Shqipëri.
Bushati e nis nga Procesi i Berlinit, ku pasi rreshton disa “dështime” të tij, e mbyll me faktin se në fund ishin marrëveshjet e Berlinit (lëvizja e lirë e qytetarëve në të gjithë rajonin, njohja reciproke e kualifikimeve) që në fund i dhanë rezultatet konkrete Ballkanit Perëndimor.
Duke folur për Samitin e BE-së në Tiranë, dhe hapin pozitiv që shënoi, mbetet ende në horizont ajo që Bushati e quan “hendeku i madh” dhe e ka fjalën për afatin e anëtarësimit të rajonit tonë në BE. Po aq edhe për instrumentet politike dhe ekonomike, ku bën pyetjen: pse BE nuk ka të njëjtin solidaliret si me të prapambeturit brenda gjirit të saj?
Në Spotify: