Opinion

Kush po e drejton botën?

Kush po e drejton botën?

Ian Bremmer, një mendje e kohës, shkencëtar politik, flet në podcastin e Ditmir Bushatit për të ardhmen e botës, politike dhe sociale. Ai beson se në garën mes Amerikës dhe Kinës për inteligjencën artificiale asnjëra nuk do të fitojë. Do të jetë AI që do kontrollojë qeveritë dhe jo e kundërta.

Ndërkaq, zgjedhjet në Amerikë nuk janë të parashikueshme. Mundet Trump po aq sa mundet edhe Biden. Por në varësi të kandidatit që do të fitojë, edhe bota në vitet e ardhshme do të ndryshojë. Si? E gjitha.

Ndiqni podcastin e plotë këtu...

Intervista e Transkriptuar:


Ditmir Bushati: Mirë se vini në “Public Square”, Ian! Është kënaqësi t’ju kemi këtu.

Ian Bremmer: Faleminderit!

Ditmir Bushati: Do të doja ta filloja bisedën tonëme një pyetje që ka të bëjë me zgjedhjet e muajit nëntor në SHBA. Do të jemi dëshmitarë të njëripërballjeje: Biden-Trump. Çfarë duhet të presimqë nga ky moment deri në nëntor në skenën politike të vendit tuaj?

Ian Bremmer: Siç e dini, SHBA-të kanë procesin zgjedhor më të gjatë dhe më të kushtueshëmmidis demokracive kryesore në botë. Është një proces thellësisht jo funksional, duke na ridhënë këtë herë dy kandidatë, të cilët qartazi nuk kanë popullaritet në një mjedis që është jashtëzakonisht i fragmentarizuar. Pra, do të jetënjë mjedis disinformimi dhe gjithashtu i një disinformimi të perceptuar, ku amerikanët nuk pranojnë shumicën e gjërave që dëgjojnë nga pala tjetër kundërshtare në politikë. Është njëbetejë shumë e ashpër, ku shumica e amerikanëve gjithnjë e më shumë nuk besojnë te vlerat dhe institucionet që përfaqëson vendi i tyre. Sigurisht, ky është një shqetësim i madh si për amerikanët edhe për aleatët e amerikanëve nëmbarë botën.

Ditmir Bushati: Si do të projektohen rezultatet e këtyre zgjedhjeve midis aleatëve, fillimisht nëEuropë, por edhe në Azi?

Ian Bremmer: Nëse Trump fiton, dhe sigurisht qëka shumë mundësi që kjo të ndodh, kemi ende shumë muaj përpara, pra, unë nuk mendoj se kemi siguri të plotë derisa të mbyllen zgjedhjet,pasi gara duket e ngushtë, por nëse Trump fiton, do të kemi rezultate shumë më ekstreme. Me fjalëtë tjera, nëse mendojmë për rezultatet e mundshme të zgjedhjeve në një shpërndarje normale, ku zakonisht ka ndryshime të vogla tëvazhdueshme, me Trump-in në krye ndodhin ndryshime ekstreme dhe të menjëhershme dhe ka mungesë vijimësie, ku rezultatet me probabilitet tëulët, që zakonisht janë të vogla, kanë më shumëmundësi që të ndodhin. Siç e vutë re, unë fola për‘probabilitet të ulët’, pra me fjalë të tjera, jo gjithçka është e keqe, por çdo gjë është ndryshe. Kur ke një udhëheqës si Trump, që është i gatshëm të ndërmarrë rreziqe, por nga pozicioni i pushtetit, shumë vende të tjera do të tërhiqen. Siçu pa kur ai dha urdhrin për vrasjen e QasemSoleimani-t në Iran, gjë që nuk çoi në një luftëmidis SHBA-ve dhe Iranit, por në tërheqjen e Iranit, pasi ata nuk do të hynin në një luftë me SHBA-të, që është një vend shumë më i fuqishëm. Nëse mendojmë për kufirin midis SHBA-ve dhe Meksikës, politikës tregtare dhe tarifave, Taiwan-it dhe raporteve SHBA-Kinë, Lindjen e Mesme, luftën në Gaza dhe aksin e rezistencës ndaj SHBA-ve dhe Izraelit. Dhe mëpas, sigurisht, mendojmë edhe për luftën midis Rusisë dhe Ukrainës. Pra, katër frontet kryesore të tensionit gjeopolitik që do të vijnë nga zgjedhjae Trumpi-it. Mendoj se ai do të vendoste shumëmë tepër presion ndaj secilit prej tyre. Dhe rezultatet do të jenë ekstreme. Në rastin e Lindjes së Mesme, ka më shumë mundësi që rezultatet tëjenë në favor të SHBA-ve. Në rastin e Europës dhe Ukrainës, ka më shumë mundësi qërezultatet të jenë kundër SHBA-ve dhe NATO-s. Kina është tërësisht një mister. Gjithçka mund të ndodhë. Kina mund të përfundojë në një luftëshumë më të madhe me SHBA-në, ose me njëekonomi më të dobët. Dhe me një Azi në njëmjedis gjeopolitik sfidues, ata mund të tërhiqen nëpërpjekje për të gjetur një mënyrë për ta pranuar situatën dhe për t’i mbajtur marrëdhëniet tëstabilizuara. Por sigurisht, do të ketë shumë mëtepër mungesë stabiliteti, paqëndrueshmëri, pasiguri nga shtetet më të fuqishme të botës, nëse fiton Trump.

Ditmir Bushati: Si e shihni kontrastin e fortë qëpërshkroi fjalimin e Presidentit Biden mbi gjendjen e vendit (“State of the Union”) midis Ronald Regan nga njëra anë, dhe Donald Trump nga ana tjetër, përkundrejt NATO-s, Europës dhe Rusisë?

Ian Bremmer: Sigurisht, Biden është shumë më i përkushtuar ndaj NATO-s. Ai e nisi fjalimin e tij të “State of the Union” duke folur për Rusinë dhe Ukrainën, gjë që ishte diçka e mençur nga ana e tij. Ai u duartrokit fort si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët. Por sigurisht që ai e di se edhe pse e ka të vështirë të sigurojë më shumëfonde, për shkak të Trump-it dhe të djathtës ekstreme, të ashtuquajturit Freedom Caucus (Grupi i Lirisë) të Partisë Republikane, shumica e republikanëve dhe e demokratëve mbështesin dhënien e një mbështetjeje më të madhe ushtarake për Ukrainën. Ai filloi me këtë, mori njëduartrokitje të fortë dhe u duartrokit edhe nga kryetari i Kongresit Johnson, i cili shprehu miratimin e tij duke tundur kokën. Pra, ky ishte njëfillim mjaft i fortë nga ana e Biden. Gjithashtu, Biden citoi ish-presidentin Trump kur tha se ‘nëse vendet dhe aleatët e NATO-s nuk janë tëpërgatitur të shpenzojnë 2% të PBB-së së tyre për mbrojtjen, që sigurisht është angazhim për anëtarësimin në NATO, Rusia do të mund të bëjëçfarë të dojë ndaj tyre’. Ky është një këndvështrim krejt tjetër për NATO-n nga ana e Trump, nëkrahasim me Biden. Sigurisht që duhet të ngrihet argumenti se nëse aleatët e SHBA-ve nuk janë tëpërgatitur për të shpenzuar për mbrojtjen e tyre, duhet të ketë pasoja, pasi NATO do të dobësohet. Dhe sigurisht që këshilltarët e Trump do të thonë publikisht se nën udhëheqjen e Trump, shumë mëtepër vende shpenzuan më shumë për mbrojtjen, krahasuar me periudhën nën udhëheqjen e Obamës. Kjo është e vërtetë. Por në të njëjtën kohë, Trump nuk bëri përpjekje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë që kishte nisur që prej vitit 2014. Gjatë qeverisjes së Trump nuk pati asnjë pasojë ndaj Rusisë për atë luftë. E vërteta është se shumë vende në NATO janë shumë të shqetësuara, sepse kur Trump thotë se do t’i japëfund luftës brenda ditës, ajo që ai nënkupton është ta detyrojë presidentin Zelensky që të heqë dorë nga territori i pushtuar nga Rusia dhe tëpranojë një ndarje të Ukrainës në këmbim të një armëpushimi. Sigurisht që kjo është diçka tërësisht e papranueshme për ukrainasit, dhe është e papranueshme veçanërisht për aleatët e vijës kufitare në NATO si Polonia, shtete baltike dhe Finlanda. Në këtë këndvështrim, ekziston njëdallim i madh dhe i qartë midis Trump-it dhe Biden-it.

Ditmir Bushati: Duke folur për NATO-n, këtë vit do të jetë përvjetori i 75-të, që do të mbledhë sëbashku udhëheqësit e NATO-s në Washington. Si e shihni evolucionin e NATO-s që prej nisjes sëluftës në Ukrainë? Dhe si e shihni gjithashtu nismën e presidentit Macron, apo tëashtuquajturën doktrinë e re të Francës përkundrejt pjesën lindore të Europës? Si shihet kjo në Washington, dhe veçanërisht ideja e tij përmundësinë e pranisë së trupave ushtarake nëterritorin e Ukrainës?

Ian Bremmer: Mendoj se ajo deklaratë ështëparë si një hap i gabuar nga ana e presidentit francez që u përgjigj pa qenë i përgatitur për njëpyetje të bërë nga gazetarët. Ai e vuri veten nëvështirësi dhe kjo nuk është hera e parë për të. Ishte fatkeqe mënyra se si u përgjigj duke thënëse propozimi qëndronte, por sigurisht që ai nuk po angazhonte trupat franceze apo ushtri të tjera qëtë shkonin në Ukrainë në mbrojtje të territorit ukrainas. Por fakti se kancelari gjerman e kritikoi në mënyrë të menjëhershme Macron-in nuk ndihmoi në këtë situatë. Macron ka qenë kritik ndaj Gjermanisë për mosdhënien e sistemeve raketore Taurus, çka nuk ka ndihmuar situatën. Fakti se Franca nuk po ofron mbështetje tëdrejtpërdrejtë ushtarake të madhe e ka vështirësuar dhënien e municioneve jo europiane nga vendet europiane dhe të burimeve të sistemeve të tjera për mbrojtjen në Ukrainë. Kjo e vështirëson situatën. Pra, këto dy vende po grinden me njëri-tjetrin, po kritikojnë njëri-tjetrin se nuk po bëjnë më shumë, dhe si përfundim aleanca e NATO-s po vuan. Ukraina po vuan. Vitin e kaluar patëm atë që unë do ta konsideroja kulmin e NATO-s. NATO ishte në pikën e saj mëtë fortë që kemi parë në dekada. NATO po dobësohej përpara se Rusia të pushtonte Ukrainën në vitin 2022. Pavarësisht se lufta filloinë vitin 2014, europianët nuk po shpenzonin, dhe sigurisht nuk po angazhoheshin për ta bërëUkrainën apo Gjeorgjinë pjesë të NATO-s në njëtë ardhme të afërt. Rusia e shfrytëzoi këtë gjë. Mëpas, Rusia bëri atë gjë që nuk duhej ta kishte bërëkurrë. Sun Tzu ka thënë: “Mos e ndërprit kundërshtarin teksa është duke bërë gabime”. NATO po dobësohej, kishte më pak mbështetje, Franca po fliste për autonomi strategjike, Trump po thoshte se ndoshta nuk duhej të angazhohej më në aleancë, dhe më pas Putin pushton Ukrainën, gjë që e bashkoi NATO-n. Kjo bëri qëSuedia dhe Finlanda të donin t’i bashkoheshin NATO-s. Më herët, këto dy vende nuk e kishin dashur këtë gjë. Kjo situatë bëri që të gjithë tëshpenzonin më shumë, bëri që Gjermania të fliste për një Zeitenwende (pikë kthese). Ata shpenzuan 2% të PBB-së dhe dërguan tanke Leopard në Ukrainë. Askush nuk do e priste njëgjë të tillë. Kjo erdhi pasi fillimisht ata kishin dërguar vetëm helmeta dhe batanije në Ukrainë. Pra, është një këndvështrim shumë i ndryshëm. Por, dy vite më vonë, Rusia ka më shumëvëmendje ndaj Ukrainës, janë më të duruar dhe tëgatshëm të durojnë më gjatë, sesa më shumë – jo të gjithë – por më shumë aleatë të NATO-s. Fatkeqësisht, në vitin 2024 nuk po shikojmë atëpikën kulmore të NATO-s që pamë në vitin 2023. Dhe sigurisht, në varësi të zgjedhjeve amerikane, dhe veçanërisht në nëntor, NATO mund të jetë nëvështirësi pas 75-vjetorit të saj.

Ditmir Bushati: Si i shihni përpjekjet e shteteve anëtare të BE-së për krijimin e komunitetit të mbrojtjes së BE-së? A shihni një Zeitenwende(pikë kthese) në këtë drejtim? Vendet e vijës kufitare, ju përmendët Poloninë, vendet baltike, po shpenzojnë më shumë për mbrojtjen, por ka edhe diskutime dhe nisma për të shpenzuar bashkërisht përmes komunitetit të mbrojtjes së BE-së. Në të shkuarën, ju keni analizuar qëndrueshmërinë e BE-së gjatë krizave tëndryshme. A mendon se europianët do të mund tëkenë një komunitet për mbrojtjen, ashtu siç kanëkomunitetin e tregtisë, apo siç mendojnë se kanënjë komunitet politik?

Ian Bremmer: Unë mendoj se në BE ekziston njëkomunitet politik. Mendoj se ka dhënë prova se është eksperimenti më i suksesshëm i qeverisjes mbikombëtare në botë, në ditët e sotme. Ju keni të drejtë, ky komunitet është bërë më i fortë nëreagimet e tij ndaj krizave, si Brexit. Është bërëmë i fuqishëm dhe demonstroi gatishmërinë e Europës për të bërë transferta financiare nga vendet më të pasura europiane drejt atyre më të varfra, shumë më tepër sot krahasuar me periudhën përpara Brexit. Është bërë më i fuqishëm me reagimin ndaj pandemisë dhe me aftësinë e europianëve për të garantuar se vaksinat ishin të disponueshme në të gjithëhapësirën e BE-së, gjë që nuk ekzistonte mëherët. Ishte e rëndësishme që të bëhej më i fortëdhe të përgjigjej ndaj pushtimit të Ukrainës nga ana e Rusisë. Kemi parë politika të përbashkëta të energjisë që u aktivizuan për të rritur më shumë efikasitetin në përdorimin e energjisë të Europës si edhe për t’u shkëputur në mënyrë shumë të shpejtë nga Rusia, dhe për të gjetur forma të tjera alternative energjie nga SHBA-të, Lindja e Mesme dhe furnizuesit e tjerë të gazit natyror të lëngshëm, dhe ofruesit e llojeve të tjera tëenergjisë. E gjitha kjo ka qenë pozitive për BE-në. Por, për sa i përket mbrojtjes, kjo është diçka e vonuar dhe e paktë. Unë e mbështes fjalën e Von der Leyen në Konferencën e Sigurisë në Mynih, se duhet të vendoset një komisioner për mbrojtjen. Ka zëra se Radoslaw Sikorski, ministri i Punëve të Jashtme i Polonisë, një vend në vijën kufitare, dhe që shpenzon 4% të PBB-së së saj për mbrojtjen, do të jetë komisioneri i parë. E parënë përgjithësi, ky është një hap i mirëpritur për tëpërforcuar aftësitë në fushën e mbrojtjes tëEuropës. Por Macron dhe ideja e tij për autonomi strategjike për Francën, dhe ideja e tij se aftësitëdhe çadra bërthamore e Francës, veçanërisht tani që Mbretëria e Bashkuar nuk është më në BE, do të luajnë një rol udhëheqës në BE në fushën e mbrojtjes, është diçka që i bën shumë vende tëtjera europiane të mos ndihen të qeta. Veçanërisht vendet europiane që ndihen se duhet të linjëzohen më shumë dhe jo më pak me SHBA-të. Unë jam skeptik se thirrjet për një komision për mbrojtjen do të jenë të mjaftueshme për të bërënjë ndryshim të rëndësishëm, edhe pse ato do tëbëjnë ndryshime të vogla, kur flasim për tëardhmen e Ukrainës, apo kur flasim për tëardhmen e NATO-s. Nuk mendoj se kjo do të jetënjë nga sukseset përkrah sukseseve të tjera qëpërmenda.

Ditmir Bushati: Duke folur për politikën e jashtme të Biden dhe dikotominë midis demokracisë dhe autoritarizmit për të cilën foli në fjalimin e tij të “State of the Union”, a nuk mendoni se politika e zbutjes që kemi parë nga SHBA-të në vende tëcaktuara të botës ka dobësuar, apo ka vënë nëpikëpyetje, angazhimin e vërtetë të SHBA-ve ndaj demokracisë në botë?

Ian Bremmer: Kur flisni për politikat e zbutjes, a mund t’ju pyes se cilës politike i referoheni?

Ditmir Bushati: Për shembull, trajtimi i situatësme vendet në pjesën e “Jugut Global”, që kanë një këndvështrim të ndryshëm për çështjet globale, vendet-bosht, apo vendet në një zonë të ndërmjetme si ato të Këshillit të Bashkëpunimit të Gjirit Persik, India, Turqia.

Ian Bremmer: Zakonisht, kur flasim për politikën e zbutjes në SHBA ne i referohemi Chamberlain-itdhe politikës së tij ndaj nazistëve, ku ju merrni një territor të vogël (‘Sudetenland’), në këmbim tëpaqes, dhe nuk ‘bezdiseni’ më në të ardhmen. Ndërkohë, ju flisni në një këndvështrim më tëgjerë ku amerikanët bëjnë biznes të mirë me vendet që nuk janë një demokraci. Nuk do ta quaja politikë zbutjeje, edhe pse e kuptoj mënyrën se si po e përdorni termin. Mendoj se keni shumëtë drejtë. Është e qartë se SHBA-të bëjnë biznes të mirë me shumë lloje të ndryshme qeverish. Izraeli ka qenë demokracia më e fortë në Lindjen e Mesme, por nuk është më. Gatishmëria e kryeministrit të Izraelit për ta përmbysur sistemin ligjor, për të shkatërruar median e lirë, për tëzgjeruar shtrirjen e vendbanimeve në Bregun Perëndimor, e bën Izraelin një demokraci më pak funksionale, por kjo nuk ka ndikuar aspak nëpolitikat e SHBA-ve kundrejt Izraelit dhe në fuqizimin e aleancës. Pas vrasjes së Jamal Khashoggi në Turqi, SHBA-të i ngrinëmarrëdhëniet me Arabinë Saudite për një kohë tëshkurtër, por marrëdhënia midis tyre ështërikthyer po aq e fortë sa edhe më parë. Unë do tëthosha se është bërë edhe më e fortë sesa ishte më parë. Arabia Saudite nuk është demokraci, por monarki, ku nuk reflektohet ndonjë nivel respekti për të drejtat e njeriut, që gjëkonsiderohet pjesë e sistemit në vendetdemokratike industriale të përparuara. E kuptoj se çfarë po thoni. Në të njëjtën kohë, SHBA-të nuk janë një shembull shumë i mirë për përfaqësimin e demokracisë në ditët e sotme, për mënyrën e organizmit të zgjedhjeve, për mënyrën se si mediat kryesore janë kapur nga interesat politikedhe fitimprurëse të korporatave. Sigurisht jo për zhvillimet e datës 6 janar dhe për atë që kemi parë në procesin e shkarkimit të presidentit, qëishte gjithsesi një proces me defekte. 91 akuza që duket se nuk kanë rëndësi për sa u përket aftësive të Donald Trump për të marrë pjesë nëzgjedhje. Unë nuk mendoj se SHBA-të janë në njëpozicion shumë të mirë për t’u dhënë leksione vendeve të tjera për vlerat që duhet të përqafojnë. Dhe unë nuk po flas për rastet e mëparshme me Afganistanin, Irakun, Guantanamon, apo raste tëtjera. Kanadaja, vendet nordike, Japonia, Koreja e Jugut janë në një pozicion të mirë për t’u dhënëleksione vendeve të tjera. Këto janë demokraci tëpërparuara, udhëheqësit e të cilave janë nëpozicion të mirë për të thënë se ‘na duhet tëbëjmë dallimin midis shteteve autoritare dhe demokracive’. Ndoshta, SHBA-të e patën atëpozicion në vitin 1989, kur ra ‘Muri i Berlinit’ dhe Joe Biden asokohe nuk ishte në një moshë të re. Ai kishte eksperiencë. Por në vitin 2024, ideja se një president amerikan thotë se ‘SHBA-të do tëbëjnë dallimin midis demokracive dhe regjimeve autoritare’, nuk është shumë e besueshme, nuk reflekton realitetin. Sigurisht, në periudhën kur Trump ishte president, do të kishte qenëqesharake nëse ai do të thoshte diçka të tillë. Është e kundërta e politikës së tij të jashtme. Pra, nuk është koherente apo konsekuente kur mendojmë për SHBA-të.

Ditmir Bushati: Kur analizojmë dy konfliktet kryesore të ditëve të sotme në Lindjen e Mesme, Gaza, dhe në Ukrainë, vëmë re një situatë paksa paradoksale. Në Ukrainë shikojmë Rusinë shumëtë izoluar nga pjesa tjetër e botës...

Ian Bremmer: ....nga Perëndimi, jo nga pjesa tjetër e botës. Vetëm nga Perëndimi.

Ditmir Bushati: Po. Nga Perëndimi, jam plotësisht dakord me ju. Dhe kur shikojmë SHBA-të në Lindjen e Mesme, dhe nëse u referohem këtu disa votimeve në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, vëmë re Perëndimin të ndarë dhe të fragmentarizuar, dhe SHBA-të, në shumicën e rasteve, të izoluara nga shumica e vendeve.

Ian Bremmer: SHBA-të janë të izoluara. Shumica e vendeve europiane nuk po votojnë në të njëjtën linjë me SHBA-të.

Ditmir Bushati: Por edhe europianët janë tëndarë, sepse në disa rezoluta Franca dhe Gjermania nuk janë në të njëjtin qëndrim. Pyetja ime e parë referuar teorisë që ju keni zhvilluar njëdekadë më parë, konceptit ‘GZERO’, ka të bëjëme gjendjen ‘interregnum’ (tranzitore) në Lindjen e Mesme. Duket se SHBA-të kanë humbur influencën që kishin dikur në atë pjesë të botës, por jemi para një boshllëku që nuk po mbushet nëmënyrën e duhur nga fuqi të tjera, më konkretisht Rusia apo Kina...

Ian Bremmer: ...Jam plotësisht dakord me ju.

Ditmir Bushati: Dhe më pas është edhe Ukraina ku roli i SHBA-ve është i pazëvendësueshëm, por disa prej angazhimeve nuk po materializohen. Si e shihni këtë vit në këtë këndvështrim? Nëvlerësimin tuaj, a do të kemi më shumë stuhi apo mundësi gjeopolitike?

Ian Bremmer: Recesioni gjeopolitik është një mjedis ku balanca e pushtetit nuk reflekton arkitekturën dhe institucionet. Për këtë flet koncepti ‘GZERO’. Kjo është shumë e dukshme në Lindjen e Mesme. Deri diku e dukshme nëUkrainë. Më pak gjatë vitit të parë të luftës, dhe më shumë tani. Tani po shohim Rusinë që po merr më shumë territor. Pozita e Ukrainës nuk është e qëndrueshme dhe e vazhdueshme, pasi nuk po mundet të mobilizojë më shumë trupa dhe nuk ka artileri, nuk ka municione. Politikisht, SHBA-të nuk janë të gatshme që t’i ofrojnë ato dhe aq më pak që të vijojnë më tej. Nëse i mbledhim të gjitha këto së bashku, ndihet sa ka shumë më tepër konflikt, shumë më tepër mundësi për shtete dhe aktorë kërcënues për të vepruar pa u ndëshkuar, për të marrë vendime që do të ishin në kundërshtim me interesat e SHBA-ve dhe të aleatëve, për të cilat, SHBA-të dhe aleatët janë të papërgatitur, për të qenëudhëheqës, për të vendosur për të ndaluar apo për t’u mbrojtur ndaj atyre veprimeve. Bota sipas ‘GZERO’ është një botë ku SHBA-të janë më pak të gatshme, dhe e kanë më pak të mundur të jenë një ‘polic politik’, ‘arkitekt i tregtisë globale’, apo ‘promovuesi i demokracisë dhe vlerave globale’. Por asnjë vend tjetër, apo grup vendesh, nuk është i përgatitur për të ndërhyrë. Dhe kjo ështëpikërisht ajo që po shohim se po ndodh në botënë ditët e sotme.

Ditmir Bushati: Më lejoni t’ju pyes në lidhje me diçka që e konsideroj shumë të rëndësishme. Nënjë prej fjalimeve tuaja në ‘TED Talks’, ju zhvilluat konceptin e tri rendeve. Kryesisht, ju u përpoqët t’i përgjigjeshit pyetjes se kush po e drejton botën sot. Ju folët për rendin e sigurisë globale, qëkontrollohet kryesisht nga SHBA-të, falë Zotit, mëduhet ta shtoj këtë. Më pas, për rendin e ekonomisë globale, ku shihni dy konkurrentë, SHBA-të nga njëri krah dhe Kinën, nga krahu tjetër, por me të drejtë i shtoni ekuacionit BE-në si një nga tregjet më të mëdhenj të brendshëm dhe një treg shumë i zhvilluar në botë. Më pas iu referuat edhe rendit digjital global që po drejtohet nga aktorë që nuk janë shtete por kompani tëmëdha. A mund ta shtjelloni më tej konceptin tuaj në lidhje me këto tri rende?

Ian Bremmer: Ju keni të drejtë. Deri më tani, SHBA-të janë fuqia dominuese e sigurisë në nivel global. I vetmi vend në botë që mund të projektojëpushtetin e tij ushtarak në të gjithë botën. Asnjështet tjetër nuk u afrohet SHBA-ve. As Kina, as Rusia. Asnjë. Por rendi ekonomik është një rend me shumë pole, me një sërë polesh qëndryshojnë ndikimin e tyre relativ. SHBA-të, Kina, BE-ja, por edhe India po bëhet më e rëndësishme. Në vitin 2030, ajo do të jetëekonomia e tretë më e madhe. Japonia, gjithashtu. Një rend me shumë pole, ku askush nuk mund të dominojë, me shumë aleanca qëzhvendosen. Por, më pas kemi edhe një rend digjital që po dominohet gjithnjë e më shumë nga kompanitë teknologjike. Dhe teknologjia po lëviz shumë më shpejt sesa qeverisja dhe aftësia për ta drejtuar atë. Ne ende nuk po i mendojmëkompanitë teknologjike si aktorë gjeopolitikë, por ato janë të tilla. Ato po bëhen të tilla gjithnjë e mëshumë. Dhe kjo është veçanërisht e vërtetë me revolucionin e inteligjencës artificiale. Rrjedhimisht, kjo është një periudhë veçanërisht entuziaste për gjeopolitikën, por me shumë gjasa një periudhë e rëndësishme për Perëndimin. Potencialisht një periudhë e rendit post-westphalia-n. Mendoj se kjo do të jetë çështja mëme rëndësi për t’u trajtuar nga ne gjatë dekadës së ardhshme.

Ditmir Bushati: Pyetja ime e fundit përpara se tëndahemi. Henry Kissinger, në një nga intervistat e fundit që dha, përpara se të ndahej nga jeta, për “The Economist” vitin e kaluar, këshillonte udhëheqësit botërorë për shumë çështje. Një prej këshillave të tij kishte lidhje me raportet ndërmjet SHBA-ve dhe Kinës. Ai thoshte pak a shumë se SHBA-të dhe Kina duhet të mësojnë të jetojnë sëbashku, pasi nuk kanë shumë kohë. Sipas tij, inteligjenca artificiale është një faktor dominues që mund të jetë një forcë pozitive, por mund tëketë edhe pasoja shumë të rënda. Cili ështëmendimi juaj për këtë?

Ian Bremmer: Mendoj se amerikanët dhe kinezët duhet të mësojnë të jetojnë së bashku. Ekziston një ndërvarësi e madhe midis dy vendeve, dhe niveli i ndërvarësisë ka ndryshuar gjatë kohës. Tashmë është zvogëluar ndjeshëm për një sërëarsyesh strukturore. Disa prej tyre janë politike, dhe disa të tjera jo, përfshirë inteligjencën artificiale. SHBA-të dhe Kina janë dy fuqi dominuese në botë që kontrollojnë inteligjencën artificiale. Kjo do të jetë thelbësore për këtëmarrëdhënie. Megjithatë nuk është e qartë nëse qeveritë do të kenë një rol të madh nëvendimmarrje. Në SHBA kjo është e paqartë. NëKinë mund të jetë më e qartë, por një rol më i madh i qeverisë mund të pengojë sektorin. Ndoshta kjo mund ta pengojë Kinën që të bëhet një aktor i nivelit botëror për inteligjencën artificiale, pasi Kina është e shqetësuar për atë qëmund të bëjë inteligjenca artificiale me qytetarët e saj, duke prishur regjimin autoritar. Mendoj se Henry Kissinger, me të cilin unë flisja gjatë gjithëkohës, e pranonte rëndësinë transformuese tëinteligjencës artificiale. Por në kohën kur ai po shkruante për inteligjencën artificiale, ajo ishte ende në një fazë foshnjore. Tashmë, ajo ështëzhvilluar ndjeshëm në pak muaj që prej ndarjes sëtij nga jeta. Dhe nuk është e qartë nëse SHBA-tëdhe Kina do të jenë dy fuqitë dominuese në inteligjencën artificiale. Ose nëse do të mendojnëpër të më shumë në një mënyrë tëfragmentarizuar, me një numër të madh aktorësh që nuk janë shtete, të cilët qeveritë nuk do të mund t’i kontrollojnë. Dhe nëse kjo gjë do të bëhet një realitet, rolet e qeverive në SHBA dhe Kinë do të jenë të kufizuara. Ato nuk do të mund të jenë vendimmarrëse.

Ditmir Bushati: Faleminderit shumë, Ian! Ishte kënaqësi t’ju kishim këtu.

Ian Bremmer: Është kënaqësi.