Opinion

Mbyllja e kufijve është qesharake!

Mbyllja e kufijve është qesharake!

Ndërsa shumica e Evropës vendosi kufizime të mëdha në jetën publike për të frenuar përhapjen e koronavirusit, një vend u dallua për të kundërtën.

Suedia nuk hyri në bllokim dhe nuk imponoi politika të rrepta për distancim social. Përkundrazi, ajo mobilizoi popullsinë, duke u bazuar tek besimi që ka tek qytetarët e saj. Këshilloi të moshuarit të shmangin kontaktin shoqëror dhe rekomandoi që njerëzit të punojnë nga shtëpia, të lajnë duart rregullisht dhe të shmangin udhëtimet e panevojshme. Gjithashtu shkollat ??për fëmijët nën-16 vjeç mbeten të hapura, ashtu si dhe shumë biznese, përfshirë restorante dhe bare.

Por kjo qasje ka shumë kritika. Midis tyre janë 22 shkencëtarë të profilit të lartë, të cilët javën e kaluar shkruajtën në gazetën suedeze Dagens Nyheter se autoritetet e shëndetit publik kishin dështuar, dhe u kërkuan politikanëve të marrin masa më të rrepta.

Mbyllja e kufijve është qesharake!
Anders Tegnell

Arkitekti i strategjisë është Anders Tegnell, një epidemiolog në Agjencinë e Shëndetit Publik të Suedisë. Tegnell tha: “Unë mendoj se është e mbivlerësuar ajo që ndodh. Si në shumë vende të tjera, ne kemi për qëllim të rrafshojmë kurbën, duke ngadalësuar përhapjen sa më shumë që të jetë e mundur, përndryshe sistemi i kujdesit shëndetësor dhe shoqëria janë në rrezik kolapsi. Kjo nuk është një sëmundje që mund të ndalet ose zhduket, të paktën deri sa të prodhohet një vaksinë. Ne duhet të gjejmë zgjidhje afatgjata që e mbajnë shpërndarjen e infeksionit në një nivel normal”.

Ajo çka secili vend po mundohet të bëjë është t’i mbajë njerëzit larg, duke përdorur masa të ndryshme dhe bazuar në traditat dhe zakonet që secili shtet ka. Kjo është arsyeja pse ne përfunduam t’i bënim gjërat pak më ndryshe. Ligjet suedeze për sëmundjet ngjitëse, kryesisht bazohen në masa vullnetare dhe në përgjegjësinë individuale. Në mënyrë të qartë thuhet se qytetari ka përgjegjësi të mos përhapë një sëmundje. Ky është thelbi nga i cili jemi nisur, sepse nuk ka shumë mundësi ligjore për të mbyllur qytetet në Suedi, duke përdorur ligjet aktuale. Karantina mund të konsiderohet për njerëz ose zona të vogla, të tilla si një shkollë, ose një hotel. Por ne nuk mund të mbyllim një zonë të tërë gjeografike.

Po në çfarë provash u bazua Suedia për këtë qasje?

“Është e vështirë të flasim për bazë shkencore me këtë lloje sëmundje, sepse ne nuk dimë shumë për të dhe po mësojmë teksa po veprojmë, dita ditës. Mbyllja e kufijve – nuk ka një bazë shkencore, sipas mendimit tim. Ne kemi vëzhguar shumë vende të Bashkimit Evropian për të parë nëse ata kanë publikuar ndonjë analizë mbi efektet e këtyre masave, para se t’i fillonin dhe ne nuk pamë asnjë vend që ta kishte mbështetur mbylljen e kufijve mbi baza shkencore.

Mbyllja e kufijve, për mendimin tim, është qesharake, sepse COVID-19 është në çdo vend evropian tani. Kemi më shumë shqetësime për lëvizjet brenda Suedisë. Si shoqëri, ne jemi më shumë tek tërheqja e vëmendjes: duke u kujtuar vazhdimisht njerëzve të përdorin masa, duke përmirësuar masat dita-ditës, atje ku shohim se ato duhen rregulluar. Ne nuk kemi nevojë të mbyllim gjithçka sepse do të ishte kundërproduktive”. 

*Marrë nga Bota.al