Opinion

Mua pandemia më bëri një grua dhe nënë të lumtur!

Mua pandemia më bëri një grua dhe nënë të lumtur!

Më pëlqen ta shoh gotën gjithmonë gjysmë plot dhe si very busy mom, mendoj që kjo kohë epidemie më dha një mundësi të artë që të mbyllem në shtëpi me kalamajtë dhe të merrem me to (homeschooling) dhe shoh se sa të lumtura janë gocat që më kanë mua afër më shumë se zakonisht.

Nga ana tjetër, qetësia që kam përjetuar nga fakti që kjo krizë ka penalizuar këdo, jo vetëm biznesin tim, më ka çliruar nga ankthet shpesh të panevojshme, nga afatet, nga urgjencat dhe më dha mundësi të përqendroj gjithë pasditen e vonë dhe darkën time pa ndërprerje duke u marrë me pasionin tim më të madh: të shkruarin.

Pjesa e izolimit pastaj nuk përbën asnjë problem për mua, se unë jam e vetëizoluar nga natyra. Çdo pandemik është pasuar me ndryshime rrënjësore globale dhe uroj që nga kjo pandemik të vlerësojmë më shumë shëndetin, kohën dhe ata që duam.

Nga Dalina Buzi