Moti

Nga sot rriten temperaturat: Ky është parashikimi i motit deri në fundjavë

Nga sot rriten temperaturat: Ky është parashikimi i motit deri në

Java ka nisur me vranësira dhe rrebeshe shiu kryesisht në zonat veriore dhe veriperëndimore, në zona të tjera me reshje të pakta të izoluara.

Por si do jetë moti nga dita e sotme në vijim?  Moti do të përmirësohet. Meteorologia e Meteoalb, Adiola Bani thotë se moti do të jetë i kthjellët dhe temperaturat do të rriten gradualisht.

Meteorologia Bani:

‘Nga dita e sotme e në ditët në vijim do përmirësohet moti. Do ketë kthjellime ndërsa vranësirat do të jenë të pakta dhe kalimtare. Presim rritje graduale të vlerave termike'.

Në fillim të javës, meteorologu Hakil Osmani tha se fundjava do të jetë e favorshme edhe për plazh për shkak të temperaturave të larta:

Meteorologu Osmani: 

'28-29 gradë do shkojnë vlerat maksimale në fundjavë. Zonat bregdetare gjatë fundjavës do kenë temperatura të larta të favorshme për plazh dhe me mot të qëndrueshëm'.