Opinion

Nuk kam njohur këto 30 vjet deputet më të korruptuar, arrogant që nuk di të lidh dy llafe

Nuk kam njohur këto 30 vjet deputet më të korruptuar, arrogant

"Nuk kam njohur këto 30 vjet deputet më të korruptuar, më arrogant, më delirant, deputet që u kthen kurrizin votuesve, deputet i përfolur për afera, deputet pa diplomë, deputet që nuk di të lidh dy llafe, deputet i lidhur me bandat e trafikut vendas dhe ndërkombëtar, i përfolur për vrasje në disa vende të BE-së, deputet që i ndalohet hyrja në BE dhe SHBA, deputet i njohur si pelivan dhe akrobat i klasit parë, deputet në listën prioritare të OFL dhe SPAK, deputet që me para dhe me shumë para i ka shpëtuar ligjit të dekriminalizimit...

Deputet që rrezaton injorancë dhe pabesi, vulgaritet dhe harbutëri...besoj se e kuptuat se kush është. Nuk ka nevojë t? them se është deputeti Musa Ulqini!

P.S. Sa me fat që ky deputet i ka shokët e rrallë se përndryshe këtë vend do e kishte marrë lumi, e do të kishte përfunduar me kohë në BE!", shkruan Lutfi Dervishi në Facebook.

Nuk kam njohur këto 30 vjet deputet më të korruptuar, arrogant

*Statuset sarkastike të profesorit të gazetarisë Lutfi Dervishi që gjithmonë vënë në dukje problemet e shoqërisë përmes ironisë

Tiranapost.al