Opinion

Opozita dhe Ilir Meta përballë opinionit të Venecias për ‘Antishpifjen’

Opozita dhe Ilir Meta përballë opinionit të Venecias për

Nga Flogert Muça

Komisioni i Venecias i ka dhënë dritën jeshile ligjit “Antishpifje” duke dhënë disa sygjerime për disa ndërhyrje që në thelb nuk ndryshon faktin që ky ligj është i nevojshëm dhe se është në përputhje të plotë me praktikën gjyqësore të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut.

Thënë këtë, sot opozita dhe Ilir Meta kanë humbur një tjetër betejë e cila natyrisht që ishte false. Opozita dhe Ilir Meta nuk ishin dhe nuk janë kundër këtij rregullimi ligjor se iu dhimbset liria e medias (dhe pse nga ligji nuk cënohet liria e medias, por parandalohen lajmet e rreme), por sepse ky ligj do iu japë atyre me pak mundësi për të përhapur lajme të rreme nën rrogoz, të tipit ‘qytetari digjital’.

Ata që ishin kundër ligjit kundër lajmeve të rreme, në fakt janë të mërzitur se nuk do kenë më mundësinë të përdorin median pranë tyre që të hedhin lajme të rreme që më pas t’i përdorin për politikën e ditës. E për ta ilustruar këtë, mjafton rasti i lajmit të rremë në median periferike italiane për mbetjet që medemek do vinin nga Italia në Shqipëri, që sipas prokurorisë italiane, zanafillën e kishte nga zyra e Ilir Metës.

Mjafton ky rast, siç ka qindra të tjerë që prodhohen për të marrë pushtetin në tavolinë, për të kuptuar se e vetmja e humbur nga opinioni i ‘Venecias’ janë opozita dhe Ilir Meta. Sa për median të cilës opozita i ‘qan hallin’, jo vetëm që nuk humb gjë siç thonë “parimorët” që kanë vrarë gazetarë e djegur redaksi, por vetëm sa përmirësohet.