Opinion

Pas parashikimit, Bill Gates prezanton 3 hapa për të fituar luftën me COVID-19

Pas parashikimit, Bill Gates prezanton 3 hapa për të fituar

Pas parashikimit që i kishte bërë koronavirusit që 5 vite më parë, Bill Gates ka shtruar 3 hapa që duhen ndjekur nga SHBA dhe kushdo tjetër për të fituar luftën me COVID-19.

Pikat e tij i prezantoi në një shkrim për Washington Post.

“Nuk ka dyshim që SHBA e humbi mundësinë të ishte një hap para koronavirusit të ri, por dritarja për të marrë vendimet e duhura nuk është mbyllur ende”, shkruan ai.

“Zgjedhjet që ne dhe udhëheqësit tanë bëjmë tani do të ndikojnë në shifrat e të prekurve, në ekonomi e sa gjatë do qëndrojë në rënie ajo dhe se sa të dashur do na duhet të varrosim”.

Hapi i parë është qasja e qëndrueshme mbarëkombëtare. Fakti që disa shtete ende nuk janë izoluar totalisht përbën problem. Për sa kohë njerëzit do lëvizin të lirë, virusi do lëvizë bashkë me ta. Mosmbyllja totale, sipas Gates vetëm sa do zgjasë krizën. Virusi do rikthehet sërish dhe ekonomia do vazhdojë të rrënohet.

Hapi i dytë janë testimet. Sipas Gates shtetet duhet ta shikojnë me prioritet këtë aspekt. Testimi duhet të ketë një logjikë. Mjekët, infermierët, të moshuarit, targeti më i rrezikuar duhet të testohet vazhdimisht.

Hapi i 3-të i fundit, por jo më pak i rëndësishmi është vaksina. Shtetet duhet të bëhen bashkë dhe të punojnë për vaksinën në vend që të merrem me thashetheme dhe përhapje paniku.

“Siç e kemi vënë re, këtë vit do kemi një rrugë të gjatë përpara. Megjithatë ende besoj se nëse marrim vendimet e duhura, të informuar nga shkenca dhe përvoja e profesionistëve mjekësorë, mund të shpëtojmë jetë dhe ta rikthejmë vendin në punë (në normalitet)”, shkruan në fund Bill Gates.

*Burimi Insider