Opinion

Për të gjithë ata që më shkruajtën rreth qëndrimit tim kundër për mësimin online

Për të gjithë ata që më shkruajtën rreth

Nga Arlinda Dudaj/ Ndjej nje detyrim te shkruaj per t’iu pergjigjur te gjithe atyre qe kane ndjekur @opinion.al dhe qe me kane shkruar, qe jane shume dhe natyrisht ndajne mendime te ndryshme. Sidomos kam shume mesues qe ne fakt jane shume te rrezikuarI e prape kerkojne te japin mesim ne klasa. I kuptoj shume mire te dyja palet, jemi te gjithe te shqetesuar dhe po jetojme nje periudhe shume te veshtire. E gjithe bota eshte futur ne nje qerthull rraskapites ne te gjitha kuptimet. Per ta sqaruar me shkrim mendimin tim, une jam qe te gjithe ne te sakrifikojme me te gjitha mundesite per te lejuar qe femijet dhe nxenesit nga 5-18 vjec te mund te shkojne ne auditore. Duke bere gjithe kujdesin per te shmangur infektimin, per te cilin shkenca thote qe eshte me i vogel se ne cdo grupmoshe tjeter. Mesimi online eshte krejt jo efektiv per te vegjlit dhe mungesa e mesimit do te shkaktonte nje dem te paimagjinueshem tek femijet tane, qofte persa i perket dijeve po ashtu edhe aspektit psikologjik. E kuptoj dhe do ta pranoja edhe skenarin e trete per mbyllje totale, shendeti vjen i pari, po a mundemi secili nga ne te beje detyren si prind, si nxenes si qytetare per te shmangur infektimin ne emer te shendetit dhe te te ardhmes se femijeve tane?

Për të gjithë ata që më shkruajtën rreth

Postimi i Arlinda Dudaj në Instagram