Opinion

Princi Louis dhe Kate i treguan botës (dhe mbretëreshës) se epoka e fëmijëve të programuar, ka mbaruar

Princi Louis dhe Kate i treguan botës (dhe mbretëreshës) se epoka

Nga Laura Fiengo/ Sa herë që të të ndodhë të jesh me fëmijën në avion (vend ku zakonisht fëmijët kanë teka) e të përballesh me shikimet e të gjithëve që nga stjuardesa e pasagjerët që duket sikur të thonë: “Bëj diçka”, mund t`i kujtosh Princin Louis në Jubileun e stërgjyshes.

Deri fundjavën e kaluar, Princi Louis ishte më i izoluari i familjes mbretërore angleze. Më pak i fotografuari që nga koha e Mbretëreshës Viktoria dhe më misterioz se paraardhësi i tij Henri VIII, prej të cilëve ekzistojnë shumë pak portrete. Por në pak orë ai u ekspozua shumë. Për katër vjet kishte qëndruar në hije. Të vetmit që shfaqeshin në evente ishin vëllai George dhe motra Charlotte që tani sillen si zonja e zotërinj, respektivisht.

Për momentin, Louis është fëmija më i famshëm në botë. Imazhet e tij në Jubile u bënë meme. Megjithatë risia e vërtetë ishte nëna e tij, Kate.

Princi Louis dhe Kate i treguan botës (dhe mbretëreshës) se epoka

Në pak skena arriti të ndryshonte atë përsosmërinë perfekte, ato kombinimet e çorapeve të fëmijëve me bluzat e të atit, ato fotot duke përkëdhelur pemët në pallatin mbretëtor, apo ato ku nga salla e lindjes, shfaqej si të kishte dalë nga parukeria.

Ajo është pothuajse njëra prej nesh. Ndonjëherë as ajo nuk di se çfarë të bëjë me djalin e saj që mërzitet, nervozohet, mbulon gojën asaj me duar për të heshtur dhe e gjuan me shuplaka të vogla. Ngrihet në këmbë, ulet në karrige, ngrihet sërish dhe nxjerr gjuhën jashtë e ulëret.

Pra, edhe fëmijët e një mbretëreshe të ardhshme mund të jenë të pamenaxhueshëm. Nuk ka as dado që ta menaxhojë. As ato të zgjedhura mes njëmijëve në Zvicër. Nuk ka receta sekrete. Është e kotë t'i dërgosh në Eton apo Oxford. Oh, psherëtimë lehtësimi!

Sigurisht që në moshën 4-vjeçare, maratona e Jubileut Platinum mund të mos jetë si një pica me miqtë. Megjithatë, mes të rraskapiturit dhe të acaruarit, djali i pakontrollueshëm e ka shndërruar Kate Middleton nga një figurë shumë mbretërore, magjepsëse, e qeshur vazhdimisht mirë, por pak e ftohtë dhe shumë afër përsosmërisë, të ketë solidaritetin e të gjithëve ne, se është një nënë si gjithë të tjerat.

Princi Louis dhe Kate i treguan botës (dhe mbretëreshës) se epoka

Princi Louis dhe Kate i treguan botës (dhe mbretëreshës) se epoka

Kujt nuk i ka ndodhur ajo që ndodhi me të? Edhe Kate, ashtu si të gjitha ne në publik, u përpoq të mos shfaqte nervozizëm në publik. Madje kërkoi në mënyrë diskrete ndihmën e çdo të afërmi të disponueshëm, për ta ndihmuar, siç do të bënim ne. Stërgjyshja Elizabeth ishte e para që u përpoq ta menaxhonte duke i treguar qiellin dhe fishekzjarret. Sigurisht ndoshta nga brenda vetes nuk ishte e lumtur për rrëmujën në ballkonin e famshëm, para syve të miliona ndjekësve.

Princi Louis dhe Kate i treguan botës (dhe mbretëreshës) se epoka

Gjyshi Charles e mori në prehër. William…

Disa minuta dhe magjia u prish, ai u kthye tek e ëma për t'u rrokullisur në karrigen e tij.

Princi Louis dhe Kate i treguan botës (dhe mbretëreshës) se epoka

Kate mund ta kishte lënë edhe me dadot në shtëpi. Ose ta largonte në momentin që ai filloi të bëhej i bezdisshëm, por jo. Nuk e bëri dhe është vlerësuar maksimalisht për këtë. Në fund Louis u lodh dhe u hodh në krahët e nënës duke e puthur dhe përqafuar, si rrallë ndonjë fëmijë Windsor ka bërë në publik. A do ta nxjerrin së shpejti sërish në publik? Britanikët shpresojnë kështu. Me siguri prindërit e tij janë tashmë të përgatitur: epoka e fëmijëve të programuar ka mbaruar. Zoti e ruajtë mbretëreshën!

Princi Louis dhe Kate i treguan botës (dhe mbretëreshës) se epoka

Tiranapost.al