Opinion

Rasti i Përputhen dhe pse dhuna dhe urrejtja janë ‘money-making machine’

Rasti i Përputhen dhe pse dhuna dhe urrejtja janë ‘money-making

Nga Zenilda Beqaj/ Emisioni ‘Përputhen’ në Top Channel ka hapur shpesh debate për mesazhet që përcjell. Televizioni nuk eshtë shkollë dhe vetëm edukues, informues. Ai ka edhe emisione argëtuese, apo reality show, me të cilat bën për vete një audiencë më të madhe dhe pse jo të gjithë i duam. Na japin një ‘refresh’ dhe na zhvendosin nga hallet e ditës.

Por ka edhe prodhime që kalojnë çdo limit, siç ishte rasti i fundit në emisionin shpesh shumë të kritikuar ‘Përputhen’, që nuk janë as vlera, as informim dhe aq më pak argëtim!

Rasti i Përputhen dhe pse dhuna dhe urrejtja janë ‘money-making

Çfarë ndodhi?

Dy vajza u përplasën në dhunë fizike pas një debati me ofendime në studio.

Autoriteti i Medias Audiovizive ka propozuar shtyrje të orarit të emisionit si një zgjidhje dhe heqjen e video-s nga Youtube. Propozimi eshtë si më poshtë: Duke qenë se në emisionin “Për’puthen” janë evidentuar në mënyrë të përsëritur shkelje të tilla etike, si: fyerje, stigmatizim, diskriminim, vulgaritet dhe tone të pakontrolluara komunikimi, që kanë përfunduar në dhunë, për të cilat Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA ka reaguar me disa tërheqje vëmendjeje dhe ka kërkuar në emër të interesit më të lartë të fëmijëve dhe mbrojtjes së tyre nga efektet negative të ndjekjes së këtij formati shtyrjen e orarit të transmetimit aplikimin e sinjalistikës për përmbajtjet e papërshtatshme në fashat orare, kur ndjekës janë edhe fëmijët heqjen e përmbajtjeve audiovizive problematike nga (ri)transmetimi dhe kanali zyrtar përkatës në Youtube.

A do ta zgjidhë? Jo!

Pse?

Skenat e dhunës, bullizmit, agresiviteti janë një fenomen i kudogjendur në shumë televizione dhe jo vetëm tek një, apo një emision i vetëm. Rrjetet sociale janë arena e urrejtjes dhe dhunës verbale.

Website të ndryshme online shkelin çdo ditë etikën, të drejtën për privatësi dhe ende asnjë masë. Instagram më pak, Twitter së fundmi më shumë, Tik Tok pa asnjë fre, Facebook gjithashtu kanë dështuar në filtrimin dhe ndalimin e videove me urrejtje, racizëm, bullizëm, mizogjeni etj.

Jetojmë në kohën e audiencës dhe jo dinjitetit! Ndoshta askujt nuk i interesojnë njerëzit e arsyeshëm, por sa më shumë të jenë ata emocionalë dhe të inatosur, aq më shumë përfitime sjellin për shumë kompani e politikën.

Sa më e trullosur shoqëria aq më mirë kontrollohet ajo.

Të gjitha përgjigjet i gjeni në dokumentarin e Netflix: The Social Dilemma.

Ndoshta, do të bëhet edhe më keq.