Opinion

Sot është përvjetori i vdekjes së Nolit dhe dikush harroi për pak koronavirusin dhe e kujtoi

Sot është përvjetori i vdekjes së Nolit dhe dikush harroi

Ditmir Bushati/ 

Sot është përvjetori i ndarjes nga jeta të një personaliteti të ndritur të këtij vendi: Imzot Theofan S. Noli!
Ndërsa qëndrojmë në shtëpi, jemi të distancuar nga njëri-tjetri në kuptimin social të fjalës dhe jeta ka ndalur veprimtarinë normale të funksionimit, për shkak të virusit CODIV-19, mund ta përdorim këtë hapësirë digjitale për kujtesën.

Dimensioni i figurës së Fan S. Nolit është shumëplanësh. Brenda tij gjejmë eruditin, politikanin orator, përkthyesin, diplomatin, klerikun me ndërgjegjie të thellë për shërbesën, publiçistin, muzikantin. Por mbi të gjitha, dashurinë e tij për Shqipërinë dhe vizionin përparimtar të kohës.

Për shkak të rrethanave të njohura historike, kontributi i tij në jetën politike dhe shoqërore në Shqipëri ishte më i kufizuar, krahasuar me veprimtarinë e tij në SHBA, e cila u përqendrua tek forcimi i identitetit dhe vetëdijes kombëtare.
Noli e ktheu dashurinë e tij për vendin në forcën përbashkuese të shoqërive shqiptare në SHBA, duke e shndërruar komunitetin shqiptar atje në burim frymëzimi për jetën politike dhe shoqërore në Shqipëri.

Në vitin 1908, Imzot Noli mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe në “Knights of Honor” në Boston, duke hedhur kështu themelet drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

E konsideroj veten me fat që kam pasur mundësi të vizitoj Kishën dhe vendin e punës në Boston, ku ai shërbeu me përkushtim dhe ndërgjegjie të thellë për rilindjen shpirtërore të popullit shqiptar në një periudhë vendimtare të krijimit të shtetit shqiptar.
Sot, 55 vite më pas, është momenti për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e tij kolosal!

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

Sot është përvjetori i ndarjes nga jeta të një personaliteti të ndritur të këtij vendi: Imzot Theofan S. Noli! Ndërsa qëndrojmë në shtëpi, jemi të distancuar nga njëri-tjetri në kuptimin social të fjalës dhe jeta ka ndalur veprimtarinë normale të funksionimit, për shkak të virusit CODIV-19, mund ta përdorim këtë hapësirë digjitale për kujtesën. Dimensioni i figurës së Fan S. Nolit është shumëplanësh. Brenda tij gjejmë eruditin, politikanin orator, përkthyesin, diplomatin, klerikun me ndërgjegjie të thellë për shërbesën, publiçistin, muzikantin. Por mbi të gjitha, dashurinë e tij për Shqipërinë dhe vizionin përparimtar të kohës. Për shkak të rrethanave të njohura historike, kontributi i tij në jetën politike dhe shoqërore në Shqipëri ishte më i kufizuar, krahasuar me veprimtarinë e tij në SHBA, e cila u përqendrua tek forcimi i identitetit dhe vetëdijes kombëtare. Noli e ktheu dashurinë e tij për vendin në forcën përbashkuese të shoqërive shqiptare në SHBA, duke e shndërruar komunitetin shqiptar atje në burim frymëzimi për jetën politike dhe shoqërore në Shqipëri. Në vitin 1908, Imzot Noli mbajti për herë të parë liturgji në gjuhën shqipe në “Knights of Honor” në Boston, duke hedhur kështu themelet drejt organizimit dhe njohjes zyrtare të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare. E konsideroj veten me fat që kam pasur mundësi të vizitoj Kishën dhe vendin e punës në Boston, ku ai shërbeu me përkushtim dhe ndërgjegjie të thellë për rilindjen shpirtërore të popullit shqiptar në një periudhë vendimtare të krijimit të shtetit shqiptar. Sot, 55 vite më pas, është momenti për të shprehur mirënjohjen dhe vlerësimin për kontributin e tij kolosal!

A post shared by Ditmir Bushati (@ditmir.bushati) on