Opinion

Talenti do kohë të shpërblehet, por kjo Kombëtare na bëri krenarë

Talenti do kohë të shpërblehet, por kjo Kombëtare na

Kombëtarja e fëmijëve të emigrantëve të sakrificës, apo edhe tifozeria që skuqi stadiumet gjermane, dhe pse tre ndeshjet e kuqezinjve ishin një ëndërr e plotë!

Ditmir Bushati shkruan disa rreshta për kombëtaren.

Shënimi i plotë:

Ëndërruam dhe luftuam deri në fund!

Ishte pjesëmarrja e dytë e jona në një kampionat Europian dhe djemtë e Kombëtares na bënë të ndjehemi krenarë, në përballjen dinjitoze kundër disa prej shkollave më të mëdha të futbollit europian e botëror.

Kualifikimi plotësisht i merituar në Europian dhe fitorja ndaj skuadrave me më shumë eksperiencë se ne, na rriti pritshmëritë, duke vendosur një standard më të lartë ndaj vetes që nuk mjaftohet më me lojën e bukur.

Deri këtu kemi ardhur me shumë mund e sakrifica. Suksesi, si në çdo fushë të jetës, edhe në sport, kërkon kohë që të shpërblehet. Kjo Kombëtare pasqyron besnikërisht trojet shqiptare dhe brezin e ri të shqiptarëve në diasporë, prindërit e të cilëve, emigrantë, që sakrificën patën të vetmen alternativë, ja dolën me fëmijët e tyre, të cilët i pamë në fushë si talente, duke luajtur për Shqipërinë. Është ky brez që u lind e rrit larg vendit i mëkuar me dashurinë për atdheun dhe ndjenjën e përgjegjësisë para flamurit kombëtar që na mbushi zemrat plot emocion e shpresë.

Edhe shqiptarët në mbështetje të Kombëtares në shkallët e stadiumeve në Dortmund, Hamburg e Dusseldorf, të ardhur nga cepa të ndryshme të botës, ishin ndër më fantastikët e këtij Europiani, duke pasqyruar më së miri këtë realitet të ri.

Ëndërruam dhe luftuam deri në minutën e fundit. E ardhmja është sot më premtuese. Krenarë për kuqezinjtë.