Opinion

Fajin (s)’e ka Elseid Hysaj

Fajin (s)’e ka Elseid Hysaj

Kryqëzimi i Hysajt në rrjet është një nga kujtesat se shoqëria e internetit edhe kur ka të drejtë për diçka, është e pamëshirshme deri në absurditet.

Në ndeshjen me Italinë të shtunën, Hysaj dhe mbrojtja nuk funksionoi dhe ishte në ditë të dobët, por futbolli është lojë në skuadër, nuk varet nga një njeri as humbja e as fitorja. Nëse do të varej nga një njeri fitorja për shembull, a nuk do kishim fituar me një talent si Broja?!!!

Pra ajo ç’ka po ndodh në rrjet është edhe një herë çmimi i lirisë dhe opinioneve online të çdo njeriu që bëhet trajner, sulmues, portier edhe mbrojtës.

Ajo ç’ka ndodhi në ndeshjen me Italinë duhet të shërbejë si një mësim për ndeshjet me Kroacinë, dhe Spanjën.

Për atë që ndodhi në Dortmund duhet pyetur trajneri Sylvinjo, dhe pse ai zgjodhi atë mbrojtje, atë lojë e strukturë.

Elseid Hysaj ka mbyllur ndërkaq adresat e tij në rrjetet sociale nga presioni dhe lumi i sulmeve ndaj tij.

Shfryrja e zhgënjimit tek një njeri i vetëm nuk e zgjidh e nuk e zhbën atë që ndodhi. Hysaj mund të mos jetë në yllin e tij, mund të jetë emri i humbjes, por jo shkak.

Mbetet për t’u parë se çfarë do të bëjë Sylvinjo në ndeshjen me Kroacinë. A do të ketë një reflektim dhe a janë nxjerrë mësimet nga ndeshja me Italinë.

Le t’ju urojmë fat kuqezinjve, dhe t’i mbështesim ato edhe në ditë të vështirë. Ky është komuniteti dhe fryma e patriotizmit. Me urrjetje nuk shkohet askund.