Opinion

Tjetër eksod nga LSI në Vlorë! Gjiknuri: Rritet mbështetja për shkak të bilancit të punëve të mira

Tjetër eksod nga LSI në Vlorë! Gjiknuri: Rritet mbështetja

Pas largimeve në disa qarqe të vendit të anëtarëve të LSI, për t’iu bashkuar PS, edhe në qytetin e Vlorës ditën e sotme një grup simpantizantësh të partisë së drejtuar nga Monika Kryemadhi janë larguar. Lajmin e ka bërë me dije drejtuesi politik i PS në Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, i cili është shprehur se bashkimi i këtyre individëve me socialistët është indikator i bilancit të punëve të mira të qeverisë, si dhe garancia më e mirë për të realitet objektivin e shndërrimit të Vlorës në qytetin e dytë më të rëndësishëm të vendit.

Statusi i Gjiknurit:

Një tjetër grup i gjërë ish-simpatizantësh dhe anëtarësh të LSI-së vendosën të largohen nga ky subjekt duke ju bashkuar alternativës së Partisë Socialiste në Vlorë. Bilanci i punëve të mira të bëra, projektet në zhvillim dhe ato të planifikuara janë arsye e fortë që në 25 Prill çdo qytetar i Qarkut të Vlorës të votojë për skuadrën dhe programin e Partisë Socialiste. Rritja e mbështetjes për familjen tonë të madhe politike është garancia më e mirë për ta bërë realitet objektivin tonë për Vlorën qytetin e dytë më të rëndësishëm pas Tiranës.

Tiranapost.al